11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Financat e partive politike, të pakontrolluara

partite-politikeKomisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa thonë se partitë politike mbesin fushë e pakontrolluar në aspektin e llogaridhënies financiare. Ato vazhdojnë të shohin shumë zbrazëti në skemën institucionale që mbikëqyr dhe heton aktivitete financiare të subjekteve politike.

Dy segmentet që shqyrtojnë dhe vendosin rreth raportimit financiar të partive politike thonë se skemës i nevojitet një mekanizëm shtesë që kontrollon mirëfilli aktivitetet financiare të tyre.

Bazuar në raportet e financave që partitë politike dërgojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kryetarja e këtij organi Valdete Daka, thotë se nuk ekziston ende kontroll i mirëfilltë financiar në raport me subjektet politike.

“Aktualisht me ligj jemi njëfarë mbledhësi i raporteve financiare që ua dërgojmë Auditorit. Por, vërehet që ka shumë zbrazëti në mekanizmin e kontrollit, që duhet t’i bëjë subjektet politike më llogaridhënëse ndaj publikut”, i ka thënë Daka Radio Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa deri më tani ka shqiptuar mbi 2000 gjoba për parregullsi ndaj partive politike. Totali i këtyre gjobave ka shkuar në miliona euro. Për, këtë arsye ky organ konsideron se aktivitetin financiar të partive politike nuk ka kush ta kontrolloj. Mul Desku, nga PZAP thotë se nevojitet një mekanizëm më serioz kontrolli.

“Këtu mungon një mekanizëm që do të ishte një lloj auditori apo hetuesi i pavarur që heton çdo aktivitet financiar të partive politike. Kjo për të ditur se nga po i marrin ato financa , si po i shfrytëzojnë ato, a po i japin llogari ndokujt dhe a po i kalojnë kufizimet ligjore të kuotave për shpenzime”, ka thënë Desku.

Deri më tani Prokuroria e Shtetit sipas koordinatores Kundër Korrupsionit Laura Pula, nuk ka ndryshuar metodë hetimi të keqpërdorimeve të mundshme të subjekteve politike. Pula i ka thënë Radio Kosovës se po pritet të nënshkruhet serish memorandumi që ishte nënshkruar me segmentet tjera në zgjedhjet e kaluara lokale.

Nëse materia e këtij memorandumi do të jetë e njëjtë, atëherë as prokuroria nuk konsiderohet se disponon gjithë mekanizmat që kontrollojnë mirëfilli aktivitet e paligjshme financiare të partive politike.

Megjithatë në këtë betejë shumica e institucioneve po mbështeten tek Qendra e Inteligjencës Financiare, e cila mund të hetoj transaksionet e mundshme të dyshimta të partive politike.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Lajmet e Fundit