18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Në tokë të huaj” jepet në Suedi

Film-Në tokë të huajPremiera e filmit “Në tokë të huaj” pritet të shfaqet më 17 maj 2014 në Falkenberg të Suedisë, në praninë e autoriteteve suedeze dhe njohësve e dashamirëve të çështjes shqiptare në Suedi. I njëjti film pritet të shfaqet në Kosovë me rastin e manifestimit tradicional “Ditët e diasporës”, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, raporton Epoka e re.

“Në tokë të huaj” (I rämmande land) titullohet filmi më i ri i xhiruar në Suedi e në Kosovë në periudhën 2010-2012, i cili trajton peripecitë e shqiptarëve që si pasojë e represionit serb u larguan nga Kosova dhe gjetën strehim në Suedi.

Integrimi i shqiptarëve në Suedi, telashet me të cilat ballafaqohen familjet shqiptare në këtë vend skandinav, janë bosht i rrëfimit të filmit “Në tokë të huaj” të producentit Hamdi Arifaj me regji të Nimon Muçajt, në të cilin luajnë aktorë të njohur nga Kosova e Suedia.

Temë bosht e filmit janë dy familje nga Kosova që kërkojnë strehim në Suedi. Njëra familje arrin të integrohet me sukses në shoqërinë suedeze, tjetra ballafaqohet me shumë probleme e sfida që i sjell jeta në tokë të huaj.

Në film gërshetohen hallet dhe telashet e mërgimtarëve tanë në Suedi. Familja Gashi ka probleme qysh në Kosovë dhe këto probleme e përcjellin edhe në Suedi, ku kërkon lejeqëndrim dhe refuzohet nga autoritetet e këtij vendi. Me ndihmën e mikut të tyre, Agimit, i cili edhe e ka sjellë në Suedi, pjesëtarët e kësaj familje fshehën në objektin e një instituti i cili është i njohur për të drejtat e fëmijëve, i cili shërben si çerdhe e të huajve.

Pas shumë peripecive dhe marrjes së lejeqëndrimit, telashet me familjen Gashi vazhdojnë. Djali i vetëm i tyre, Flamuri, fillon të merret me shpërndarjen e drogës dhe realizon përfitime të mëdha të cilat kryefamiljari (babai i Flamurit) nuk i pranon. Sjelljet e tilla të të birit i shkaktojnë kryefamiljarit probleme shëndetësore si pasojë e të cilave pëson sulm në zemër dhe vdes me dëshirën e tij të fundit që të varroset në atdhe, dëshirë kjo që i realizohet falë ndihmës së shokëve.

Njohja e Flamurit me një vajzë shqiptare nga familja Berisha (Teuta) ndryshon shumëçka në jetën e tij dhe të familjes Gashi. Këta dy të rinj që u njohën e u dashuruan rastësisht gjatë një ndeje në Suedi, ishin komshi derisa jetonin në Kosovë. Teuta me karakterin e saj të fortë të trashëguar nga familja (babai i saj, Agimi, është mësues në Suedi dhe angazhohet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në këtë shtet skandinav) ia del ta kthejë Flamurin në rrugë të mbarë. Ngjarja në film kulmon me martesën e dy të rinjve (Flamurit e Teutës), të cilët e bëjnë një dasmë të madhe në vendlindje.

Premiera e filmit “Në tokë të huaj” shfaqet më datën 17 maj 2014 në Falkenberg të Suedisë, në praninë e autoriteteve suedeze dhe njohësve e dashamirëve të çështjes shqiptare në Suedi. I njëjti film pritet të shfaqet në Kosovë me rastin e manifestimit tradicional “Ditët e diasporës”, i cili organizohet nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.

Producent e skenarist: Hamdi Arifaj
Regjia: Nimon Muçaj
Luajnë: Sylejman Lokaj Nimon Muçaj, Fortesa Hoti (aktore në Suedi) etj.
Kamera: Anders Ahlberg, Martin Vildehav, Avdi Islami
Montazhi: Anders Ahlberg, Avdi Islami
Zëri: Anna Öst

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira – temperaturat deri në 34 gradë

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...

Motoçiklisti lëndohet rëndë pasi u godit nga vetura

Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur sot në Prizren, në rrugën “Beteja e Kabashit”. Lajmin...

Lajmet e Fundit