11.3 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Bashkësia Islame kundër protestës për tolerancën ndaj LGBT

BashksiaIslame-logo“Marshin e sotëm e konsiderojmë fushatë me të cilën po tentohet të promovohet homoseksualiteti si vlerë civilizuese. Bashkësia Islame e Kosovës edhe një herë publikisht distancohet nga kjo dukuri e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe familjes”,

Kështu thuhet në kumtesën që ka dërguar BIK për media.

Kryesia e BIK-ut thekson se mbetet e përkushtuar që të realizojë të drejtën e shkollimit dhe të punësimit “të femrës myslimane” edhe me mbulesë në institucionet publike, si të drejta të panegociueshme.

Për BIK-un, zgjidhja për këtë çështje dhe çështjet të tjera duhet kërkuar në kuadër të Kushtetutës së vendit dhe shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Partitë politike le të merren më punët dhe programet e tyre, ndërsa Bashkësia Islame do të kryejë misionin e saj kushtetues”, thuhet në një kumtesë.

Kryesia e BIK-ut fton të gjitha partitë politike që të mos “provojnë të bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të BIK-ut, sepse xhamitë nuk janë vend për platforma politike, por për ibadete e kryerje të obligimeve fetare”.

“Xhemati ynë është heterogjen dhe u përket të gjitha partive politike, pra për ne të gjitha partitë politike janë të barabarta”, vazhdon kumtesa.

Kryesia e BIK-ut, në të njëjtën kohë shpreh shqetësimin dhe mospajtimin e saj për marshin e sotshëm në Prishtinë, kundër homofobisë.

Më Shumë

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Vëmendja e madhe sot në Prizren: Derbi i të pamposhturve Bashkimi – Sigal Prishtina

Sot, gjithë vëmendja e basketbollit kosovar është në Prizren, ku në palestrën “Sezai Surroi” zhvillohet derbi i madh i javës së katërt në ProCredit...

Lajmet e Fundit