3.2 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Reshitaj: Forumi “Transparenca” ka për qëllim të rrisë transparencën e institucioneve në Prizren

Refki Reshitaj, gazetarAnëtari i Forumit “Transparenca”, Refki Reshitaj, e ka vlerësuar pozitive fillimin e debatëve të këtij forumi. Ai tha se ky forum ka për synim të rrisë transparencën e institucioneve në Prizren.

“ Forumi ‘Transparenca’ përbëhet prej aktivistëve të shoqërisë civile, gazetarëve dhe mediave. Platforma e përbashkët synon që të koordinojë dhe promovojë veprimet e aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve që janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike, të rrisë vizibilitetin e punës së shoqërisë civile përmes prezencës së shtuar në mediat lokale dhe qendrore, pastaj të ngre aftësinë avokuese të shoqërisë civile për qeverisje më transparente dhe llogaridhënëse në Prizren, si dhe të ngre pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe të sigurojë që kërkesat e tyre merren parasysh”, tha Reshitaj.

Ai tha se debati i organizuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ka nxjerrë në pah disa probleme në këtë sektor, që deri më tash nuk kanë qenë të njohur.

“Në këtë debat kanë dalë në pah disa probleme që gazetarët tashmë mund t’i hulomtojnë”, tha Reshitaj për TVO .

Pas procesit të konsultimeve ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve, që ka zgjatur për disa muaj dhe në përpjekje të gjetjes së formave për rritjen e transparencës institucionale, në muajin mars në Prizren është themeluar Platforma e përbashkët e veprimit të aktivistëve të shoqërisë civile dhe medias, e titulluar në mënyrë simbolike “Forumi Transparenca”.

Reshitaj tregoi se Forumi “Transparenca” do të organozojë çdo muaj nga një debat.

“Në këto debate do të trajtohen probleme të ndryshme”, tha Reshitaj.
Komuna e Prizrenit, sipas tij, duhet t’i bëjë transparente të gjitha vendimet. “Çdo vendim duhet të bëhet transparent”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Lajmet e Fundit