Kurti: Vetëvendosje ofron një mundësi për të gjitha shtresat

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje prezantoi sot kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, që do ta përfaqësojnë ketë lëvizje në zgjedhjet e 8 qershorit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke ftuar qytetarët për të drejtën e tyre të votës tha se ky popull meriton më shumë të drejta sesa që gëzon aktualisht.

Duke prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet e 8 qershorit, ai tha se bashkërisht me kandidatët, do t’i shërbejnë popullit duke iu ofruar të drejta, që i’u mungojnë.

Ai tha se 8 qershori do të jetë një sfidë e madhe për Vetëvendosjen dhe popullin e Kosovës.

Kurti tha se qeveria aktuale është e shtrenjtë për popullin e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje ofron një mundësi për të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar nga ulja e tatimit në disa kategori.

Ndërsa edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se “për të gjithë, kjo rrugë do të jetë e vështirë, por është rruga e vetme drejt bërjes së një shtetit të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit