22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Bedri Zyberaj drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”

Bedri ZyberajBedri Zyberaj është zgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, dhe për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, për KultPlus e ka konfirmuar edhe anëtari i Këshillit Drejtues, Xhevat Bajrami, ku ky i fundit është përfaqësues i MKRS në këtë këshill.

“Po, është e vërtetë që Bedri Zyberaj është zgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, dhe një vendim i tillë është unanim nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues”, ka thënë për KultPlus, Xhevat Bajrami.
Në anën tjetër, se me çfarë ka dalluar Zyberaj nga kandidatët e tjerë, Bajrami ka thënë se prezantimi i tij përgjatë intervistës ka qenë më bindës në udhëheqjen e këtij institucioni, dhe secili anëtar i Këshillit ka votuar për të.

Se kur do të nis punën Zyberaj në krye të këtij institucioni, Bajrami ka thënë se Këshilli tashmë e ka kryer punën e tij me zgjedhjen e Zyberajt në krye të këtij institucioni, ndërkaq pjesa tjetër është punë e MKRS-së, deri në kryerjen e procedurave.

Ndërkohë, vetë Bedri Zyberaj nuk ka pranuar të flas për këtë çështje duke thënë se akoma një gjë e tillë nuk i është konfirmuar zyrtarisht. Ai ka thënë për KultPlus, se ka qenë në intervistë me rreth 10 kandidatë të tjerë, porse akoma nuk ka marrë vendim zyrtarë për vendimin e Këshillit.

Bedri Zyberaj ka lindur më 6 maj të vitit 1963 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Drenovc të Rahovecit, ndërsa të mesmen në Rahovec. Studimet universitare i përfundoi në Prishtinë,Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe ku më pas ka mbaruar edhe magjistraturën në të njëjtin fakultet./KultPlus.com

Më Shumë

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

Goditje ndaj kriminalitetit në Prizren/ Prokuroria ngre aktakuza dhe kërkon paraburgime për disa të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore në kuadër të hetimeve dhe ndjekjeve penale të iniciuara gjatë...

Lajmet e Fundit