22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

BD: PDK-ja po i shantazhon qytetarët e Prizrenit

BD.2Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës,ka akuzuar PDK-në se po shantazhon qytetarët e Prizrenit.

“BD reagon ashpër ndaj metodave staliniste që po përdorë drejtoria e QKMF-së në Prizren, e cila po i obligon punëtorët shëndetësorë që në kundërshtim me vullnetin e tyre të dalin në pritje të kryeministrit në largim Hashim Thaçi, i cili ka paraparë që nesër të bëjë fushatë elektorale në qendrën e QKMF-së në Prizren”, thuhet në reagimin e BD-së në Prizren.

:Ditëve të fundit janë shtuar presionet ndaj aktivistëve politik të të gjitha subjekteve politike gjithashtu edhe BD-së, nga njësitet parapolitike të partisë në pushtet ku kanë hapur shtabin e shantazhimit dhe kërcënimit ndaj qytetarëve të Prizrenit në Hotel ABI, me ç’rast Enver Hoxha përmes servilëve të tij politik i fton njerëzit me reputacion dhe dinjitet qytetarë që t’i shantazhojë, në disa raste duke u fotografuar pa dëshirën e tyre dhe ato foto po i keqpërdorë në rrjete sociale si gjëja aktivitete para elektorale”.

“Bashkimi Demokratik duke qenë I njoftuar për të gjitha zhvillimet që po ndodhin ditëve të fundit është future në agjendën e takimeve me strukturat e BD-së, aktivistët dhe qytetarët e Prizrenit për të kërkuar që ti rezistojnë politikave jo demokratike me simptome diktatoriale të partisë e cila është duke I numruar ditët e fundit të të qenit në pushtet”.

“Bashkimi Demokratik I fton strukturat politike të të gjitha partive si dhe qytetarët që të angazhohen për një fushatë të qetë dhe demokratike e konkuruese me program dhe vizion për të ardhmën e vendit”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit