11.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

King Vali Corleone i puthet shqiponja në diskotekën serbe!

King Vali CorleoneNjëri nga figurat më speciale të show -biz-it shqiptar King Vali Corleone, nuk e ka ndërmend të rrijë rehat, por vazhdon të provokojë fansat e tijë, më performanca nga më të ndryshmet.
Vikendi i fundit King Vali Corleone, e ka gjetur në diskotekën e një vendbanimi me serb në periferi të komunës së Gjilanit.

“Shkova me tre vetura Hummer,Porsche Cayenne i kuq,dhe mini cooper cabrio, isha me shokë, çka ka të keqe, jam në Kosovë e jo në Serbi”,tregon Corleone. Ai insiston se shkuarja në diskotekat e serbeve do të vazhdohet edhe në të ardhmen, ngase sipas tij, kjo është një cef , trimëri. “Unë nuk kam maruar çokollata…”, thotë Corleone.

“Njerëz që takova atje më thërrisnin King, kisha fansa të shumtë serb, kishte nga ata që më kanë puthur shqiponjën në unaze ari bardhë me të verdhe me gurë të çmuar”, tregon Corleone.

Sipas King Vali Corleones, fansat serb kryesisht femra, i kanë bërë të ditur se njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në serbi Jelena Karleusa në këngën e saj “Krim i rad” , personazh të këngës dhe klipit e ka King Vali Corleone.

“Kur ja kam shikuar clipin kam kuptuar se kjo këngëtarë është fanse e imja absolut, dhe i them asaj Welcome to my world”, thotë ai. /xlpress.tv/

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Lajmet e Fundit