29.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Nëntë muaj burg për A.S. nga Dragashi

Gjykata-qekiqiA.S. nga fshati Brut i Dragashit është dënuar me nëntë muaj burg për përdorim të armës dhe lëndim të lehtë trupor.

“ I dënuari A.S. me datën 15.08.2013 rreth orës 21:00 në fshatin Glloboçicë të Dragashit, në kafenenë “ Paok “,ka përdor armën – revolen e markës ‘Golf Star Magnum ‘ 9 mm, me numër serik 51630, në shkelje me ligjin e zbatueshëm me armët, dhe pastaj armën ia drejton me qëllim të frikësimit të dëmtuarit S.M. pronar i lokalit “Dolce Vita’”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“ I dënuari fillimisht shtënë një herë në ajër jashtë lokalit me armë dhe pasi i dëmtuari S.M. i afrohet duke i thënë që të largon armën, i revoltuar qohet nga karrika e kap për këmishe të dëmtuarin dhe e drejton revolen në kokë duke e kërcënuar”.

“Gjykata Themelore në Prizren e ka gjykuar – për veprën penale nën I të dispozitivit, me dënim me burg në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16.08.2013 deri me datën 22.08.2013 si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.000,00 euro, – për veprën penale nën II të dispozitivit, me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, ashtu që Gjykata , e gjykon me dënim unik me gjobë në shumën prej 1.500,00(njëmijepesëqind) euro.”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vetaksident në Duhël të Suharekës, vetura përfundon e rrokullisur

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas pamjeve të publikuara nga Klan Kosova një veturë shihet e...

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në...

Lajmet e Fundit