20.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Procesi i testit të arritshmërisë ka kaluar mirë

Testi matures-gushtNxënësit e klasave të nënta në të gjitha shkollat e vendit iu nënshtruan sot testit të arritshmërisë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, gjatë vizitës që bënë nëpër shkolla, thanë se procesi ka shkuar mirë dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Testi ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm.

Testi i arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që marrin. Gjatë vizitës në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha se informacionet që kanë marrë nga të gjitha qendrat e testimit, tregojnë se procesi ka shkuar mirë. Ai theksoi se pikët e fituara nga nxënësit në këtë test janë përcaktuese për shkollimin e tyre të mëtejmë.

“Ne kemi thënë me kohë që kjo është një përgjegjësi më e madhe e vet drejtorive komunale të arsimit, në mënyrë që ata të bisedojnë me mësimdhënësit të cilët i angazhojnë si administrues, në mënyrë që të kemi rezultate sa më të besueshme dhe vërtetë ato rezultate të jenë përcaktuese që më të mirët të regjistrohen në drejtimet që mund të themi se janë më elitare siç janë Gjimnazet apo shkollat profesionale, si Mjekësia, etj.

Zëvendësministri Mustafa, tha se Ministria e Arsimit këto teste i shfrytëzon sa i përket analizave që kanë të bëjnë me realizimin e plan-programeve.

“Gjatë analizave që ne kemi bërë, kemi parë që plan-programi kryesisht është realizuar në të gjitha shkollat e Kosovës. Pastaj kemi parë që janë zhvilluar njohuritë profesionale të mësimdhënësve të lamive të ndryshme dhe kemi pothuajse një ngritje të vazhdueshme sidomos në lëndën e matematikës, e cila është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës për të ardhmen.”

Testit të arritshmërisë iu nënshtruan rreth 29 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Testi, përveçse matë arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave. Qëllimi kryesor i këtij testi janë pikët e arritura, që tregojnë edhe nivelin e cilësisë së arsimit.

Më Shumë

Ballkani e nis mbarë me trajnerin e ri, e fiton derbin ndaj Prishtinës

Ballkani e ka fituar me rezultat minimal derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës kundër Prishtinës. Pjesa e parë u mbyll pa gola,...

KF Rahoveci me fushë të re futbolli

KF Rahoveci tashmë do të luajë në një fushë të re futbolli, e cila plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive, shkruan...

Lajmet e Fundit