10.9 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

LDK e NISMA: Thaçi i mashtroi hasjanët për krijimin e komunave

Thaci-HasPremtimi i kryeministrit në largim, Hashim Thaçi se do ta krijoj komunën e Kijevës ka nxitur reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Nismës. Drejtuesit e të dy subjekteve këtë premtim të kryeministrin e kanë quajtur si mashtrim që po u bëhet qytetarëve.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti i ka thënë Gazetës Blic se Thaçit askush më nuk i beson. Sipas tij, Thaçi edhe në Has kishte premtuar se do t’i themeloj dy komuna, dhe doli se i mashtroi qytetarët e asaj ane.

“I mashtroj hasjanët për komunë, tash më nuk shkon atje, ka dalë në Kievë të mashtroj edhe më shumë. Thaçi ka aprovuar kornizën e shpenzimeve për tri vitet e ardhshme, vetëm dy javë më herët është aprovuar kjo kornizë dhe askund nuk figuron komuna e Kievës në projeksionet buxhetore, as rritja e pagave dhe as rritja e buxhetit për bujqësi. Mashtrimet e tij marrin fund më 8 qershor”, ka thënë Hoti.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ky premtim i Thaçit është vetëm një mashtrim dhe asgjë më shumë. Ai i ka thënë Gazetës Blic se kryeministri në ikje pos që po i mashtron qytetarët, ai po bënë edhe shkelje ligjore.

“Ky premtim i tij është në kohë fushate. Është e shoh si shkelje ligji këtë premtim dhe mashtrim të qytetarëve dhe asgjë më shumë. Ju e keni parë sa premtimet i ka bërë Thaçi dhe asnjë prej tyre nuk e ka realizuar. Thjesht ai është një mashtrues”, tha Krasniqi.

Ndërkohë nga PDK nuk është përgjigjur askush që të japë detaje se kur pritet të themelohet kjo komunë. Gazeta Blic ka provuar gjatë tërë ditës që të kontaktoj me zëvendësministrin Basri Musmurati, i cili edhe për dy komunat e premtuara në Has ishte angazhuar nga kryeministri për mbarëvajtjen e themelimit të tyre, por kontakti ka qenë i pamundur.

Më Shumë

Zafir Berisha pas rezultateve preliminare: Kam marrë ofertë nga PDK-ja dhe VV-ja, të gjitha opsionet i kam hapur

Zafir Berisha, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e iniciativës qytetare Bashkimi Demokratik i Prizrenit, ka deklaruar se pas publikimit të...

Viktima nga shpërthimi i bombolës së gazit në Dragash është një 13-vjeçare

Një 13-vjeçare, E.F.I., ka mbetur e vdekur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Shajne të Dragashit.   Këtë e bëri të ditur...

Lajmet e Fundit