1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Në Universitetin Veror aplikuan mbi 500 studentë

Universiteti-Veror-i-PrishtinësAplikimi i studentëve për Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, përfundon më 31 maj. Edicioni i 14-të, do të fillojë më 7 korrik dhe të zgjasë tetë ditë. Deri tani kanë aplikuar mbi 500 studentë dhe prej tyre do të pranohen 350.

Edicioni i 14-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar do të mbledhë në Prishtinë rreth 350 studentë dhe 38 profesorë nga vendi e të huaj. Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lumnije Bajrami, tha për Radio Kosovën, se nga 350 studentë që do të pranohen, gjysma e tyre do të jenë nga Kosova, ndërsa të tjerët nga rajoni dhe vende të tjera të evropës e botës, të cilët do të ndjekin 19 kurse të ndryshme.

“Këtë vit kemi përzgjedhur gjithsej 19 kurse që janë nga fusha të ndryshme, si ekonomia, juridiku, mjekësia, ka edhe nga lëmi i inxhinierisë, bujqësia, nga fusha e arteve. Pak a shumë jemi munduar që në bazë të praktikave të mëparshme të mbulojmë të gjitha fushat.”

Bajrami theksoi se edhe këtë vit Universiteti Veror ka për qëllim të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku pjesëmarrës ka edhe nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.

“Kemi tre profesorë që vijnë me kurse, një është nga Kina, një nga Izraeli dhe një nga Rumania. Pra kjo është pjesë e strategjisë së lotimit që ka marrë si rol Universiteti Veror. Edhe këtë vit kemi marrë përkrahjen e Ministrisë së Punëve të jashtme për të lobuar.”

Kriteret e regjistrimit në Universitetin Veror janë njohja e gjuhës angleze, nota mesatare e lartë si dhe përshtatshmëria e kursit me studimet paraprake. Studentët pjesëmarrës janë të obliguar t’i ndjekin së paku 80 për qind të ligjëratave dhe në fund t’i nënshtrohen një provimi nga dy profesorët ligjërues. Studentët pjesëmarrës në këtë kurs i fitojnë 4 kredi, të cilat mund t’i transferojnë në universitetet e tyre ku janë duke studiuar. Deri më tani në Universitetin Veror kanë aplikuar mbi 500 studentë nga vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe botës. Studentët pjesëmarrës në Universitetin Veror, përveç ligjëratave do të ndjekin edhe disa forume, punëtori dhe vizita të ndryshme nëpër Kosovë.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Lajmet e Fundit