19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Mustafa në Suharekë: Rugova i shtroi rrugët e miqësisë me SHBA-në dhe BE-në

Mustafa ne SuharekeKandidati për Kryeministër dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në Suharekë se Presidenti Ibrahim Rugova i ka shtruar rrugët e bashkëpunimit dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, prandaj ne sot vetëm po ecim atyre rrugëve dhe po i forcojmë ato.

“Presidenti Ibrahim Rugova e trasoi rrugën në Uashington, për në Bruksel, në Bashkim Evropian, rrugën në Berlin, Paris etj, i trasoi të gjitha rrugët tona dhe ne sot po ecim atyre rrugëve, po i ndërtojmë këto marrëdhënie, prandaj ne sot jemi në familjen e Partive Popullore Evropiane”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se sot ka pranuar një mbështetje dhe përgëzim nga kryetari i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, i cili e konsideron fitoren e LDK-së si pjesë e fitores evropiane.

“Ne jemi të vendosur që me datën 9 qershor ta marrim shumicën e besimit të qytetarëve të Kosovës dhe ta formojmë qeverinë, ta marrim përgjegjësinë e plotë për qeverisjen e këtij vendi. Nëse qytetarët e Suharekës e vlerësojnë se kjo qeverisje në krye me Sali Asllanin në Suharekë, është qeverisje në të mirë të qytetarëve, qeverisje në të mirë të zhvillimit të Suharekës, është qeverisje për përgjegjësinë e të rinjve, atëherë të gjithë qytetarët e Kosovës do ta marrin të njëjtin vendim që LDK-ja ta qeverisë Kosovën”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se është shumë i bindur se një vendim i tillë do të ndodhë më 8 qershor dhe ne do të jemi ata që do të formojmë qeverinë e Kosovës.

“Partia në pushtet dhe qeveria e cila po i jep fund mandatit të saj nuk është ajo e cila meriton përkrahjen e qytetarëve. Kjo qeveri e ka rrënuar autoritetin e Kosovës edhe brenda edhe jashtë. Kjo qeveri e ka rrënuar shtetin ligjor dhe e ka rrënuar barazinë e qytetarëve para ligjit. Kjo qeveri ka rrënuar ekonominë e Kosovës, e ka ulur për 50% normën e rritjes ekonomike, kjo qeveri e ka shkatërruar bujqësinë sepse u ka dhënë subvencione edhe atyre të cilët nuk e meritojnë dhe duke lejuar që ne të importojmë 600 milionë produkte bujqësore gjatë vitit”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Sipas tij, kjo qeveri e cila na ka sjellë në një situatë që ne ta importojmë gati 80% të qumështit nga jashtë, që të importojmë 60% të mishit nga jashtë, 60% të grurit nga jashtë, nuk meriton që më tutje ta qeverisë Republikën e Kosovës.

“Kjo qeverisje pati kohë që të realizojë Misionin për Kosovën, por e ka vonë që pas 7 viteve të dalë me Mision të Ri. Misioni i Ri i kësaj partie është për të shkuar në pension dhe në opozitë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka potencuar se askujt nuk do t’i lejohet që edhe më tutje t’i mashtrojë qytetarët, sepse qytetarët tanë nuk janë njerëz që mashtrohen.

“Qytetari nuk mashtrohet me premtime të kota, me vota të vjedhura, me pasaporta të keqpërdorura, ata nuk mashtrohen me privatizime të kundërshtuara, nuk mashtrohen me kompani publike të cilat janë të uzurpuara dhe të familjarizuara”, ka shtuar ai.

Kryetari i komunës së Suharekës, Ali Asllanaj ka thënë se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për Kosovën sepse do të jetë një kthesë për të mirë me LDK-në në qeverisje.

|”LDK do të bëjë që Kosova të jetë shtet normal, me rend dhe ligj, sepse Kosovës tashmë me këtë qeverisje i ka humbur edhe shpresa”, ka thënë Asllanaj.

Më Shumë

Vajza dy vjeçare humb jetën pasi bie në kovën me ujë në fshatin Bllacë të Suharekës

Dhurata Bajraktari, dy vjeçarja nga Bllaca e Suharekës dyshohet se është mbytur pasditen e së shtunës në një kovë me ujë. Vdekjen e saj,...

Një ditë me rrymë, një pa rrymë, ankohen banorët e fshatrave të Malishevës

Tash e një kohë mijëra banorë të fshatrave të komunës së Malishevës po ballafaqohen me probleme të energjisë elektrike. Sipas tyre, ndërprerjet e rrymës...

Lajmet e Fundit