17.6 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

“Lufta” për votat e Prizrenit

Prizren ura e guritTë gjithë pretendentët për Parlamentin e Kosovës po i fërkojnë duart për Prizrenin. Lider të të gjitha subjekteve politike bashkë me kandidatët tjerë për deputet po pinë edhe ujin e “shatërvanit”, duke kujtuar legjendën “nëse pi ujë, do të martohesh këtu” .

Këta e kanë vetëm për katër vitet e ardhshme. Në qendër të qytetit bëhen foto, bile edhe “selfie” me qytetarë, ndërsa më pas i postojnë si “krenari” në profilet e tyre në facebook. Duket “betejë” e ashpër për marrjen e votave, në qendrën e dytë për nga madhësia pas Prishtinës.

Të drejtë vote kanë rreth 156. 500 persona. Kjo i ka joshur edhe më shumë kandidatët të përqendrohen në Prizren, përfshirë lagjet dhe fshatrat.

Liderë nga PDK, LDK, Vetëvendosje!, AAK, Nisma e të parti tjera janë lidhur për Prizrenin. Kandidatët duken shpesh e kudo në qytetin jugor, sa tashmë kanë nisur të bëhen të zakontë për qytetarët, derisa t’ua marrin votat. PDK synon ta ruaj bastionin, të cilin e llogarit si “Jeruslem”, LDK ta riktheje besimin e humbur, AAK dhe Nisma shprehen se punët u shkojnë mirë, ndërsa në Vetëvendosje! thonë se janë më mirë se herët tjera.

Ka qytetarë e hallexhinj, që janë habitur, derisa te dera kanë parë “goxha burrat” e vendit, që kanë ardhur jo për t’ua dëgjuar hallet, por për t’ia kërkuar ‘kokrrat’. Pretenduesit për Parlament, tash janë bërë të afërt, të përshëndesin, ndalen, të flasin, t’i rrahin edhe shpatullat. Në fund fare nuk harrojnë qëllimin, ta tregojnë numrin që mbajnë në listën zgjedhore. Dikë e përshëndesin me ndonjë kredi telefonike 5 euro, e dikujt për selam i çojnë ndonjë pako ‘Marlboro”.

Nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, që këtë javë mori kërkesën e mësuesve për “t’i çuar edhe në det”, e funksionarë më të ultë në pozita, që tash janë “nevojtar” pothuajse çdo ditë janë në Prizren. Dikush edhe më shumë, sikur ministri Enver Hoxhaj. Edhe Eqrem Kryeziu i LDK-së në formën e tij po zhvillon fushatën, siç njihet pa lënë anash batutat.

Prizrenin po e do edhe Hajredin Kuçi, Edita Tahiri e Besim Beqaj. Këtu edhe AAK e bëri nominimin e kryetarit Ramush Haradinaj për kryeministër. “Nisma” me Fatmir Limajn e partnerin e tij, Zafir Berishën, janë në “qejf”. Ata më pak po pinë kafe në hotel “Theranda”. Në kërkim të votës duket se i kanë hy në “bark” qytetit e Vrrinit.

Prizrenin për nisje të mbarë e ka zgjedhur edhe lideri i Vetëvendosjes! Ky subjekt pikërisht nga oborri i Lidhjes Shqiptare e ka hapur fushatën, ndërsa lideri i saj Albin Kurti, që kësaj radhe duket se është përqendruar më shumë në Prizren, duke ditur për traditën e prizrenasve dhe pitajkat e famshme, tash në prag të fillimit të muajit të shenjtë mysliman, tha se “do ta bëj Bajram për qytetarë, e Ramazan për pushtetar”/Zeri/

Më Shumë

Zyrtare: Këta janë deputetët që kanë siguruar ulëse në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Rezultati është si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje - 396 mijë e 387...

Policia shqiptoi 2061 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2061 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit