19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

PDK keqpërdor konkursin e policisë për vota

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaçi është futur në panik të thellë, shkruan gazeta Blic.

Hashim Thaçit sikur nuk i ka mjaftuar pozicioni prej kryeministri që të marrë vendime të shumta elektorale, jo vetëm me rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, faljen e borxheve të energjisë elektrike për mijëra familje të varfra kosovare dhe dhjetëra vendime të tjera elektorale…, ai ka vendosur që ta shfrytëzoj në maksimum edhe njërin prej institucioneve që deri më tani është konsideruar më kredibili në vend- Policinë e Kosovës.

Ai dhe partia e tij janë duke e shfrytëzuar në maksimum një konkurs të shpallur para pak ditësh nga Policia e Kosovës për pranimin e një numri të konsiderueshëm të policëve të rinj për vota.

Policë mund të bëhesh nëse i siguron vota PDK-së

Njëri prej aplikuesve nga rajoni i Prizrenit i ka treguar Gazetës Blic se si njëri prej udhëheqësve të PDK-së me ndikim shumë të madh në Ministrinë e Punëve të Brendshme i ka premtuar atij që t’uia bëjë një vend pune në Polici, në këmbim të disa qindra votave. “Një prej drejtuesve të PDK-së që ka lidhje shumë të forta në MPB më ka thënë se në rast se atij ia siguroj disa qindra vota, atëherë do të punësohem në Policinë e Kosovës”, ka thënë ky aplikues, i cili mbeti anonim për shkak se mund të diskualifikohet në procesin e mëtutjeshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për policë.

Ndërkohë, një zyrtarë nga Policia e Kosovës i ka thënë Gazetës Blic se numri i të interesuarve për t’u punësuar si policë është shumë i madh.

Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 9 qershor, pra ai do të mbyllet një ditë pas përfundimit të votimeve.

Arifi: Me shantazhe ka ardhur PDK në pushtet, e me shantazhe po shkon

Për partitë opozitare një gjë e tillë është mjaft shqetësuese.

Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka thënë Gazetës Blic se praktika e rekrutimit te policëve të rinj në shkëmbim të votës paraqet fytyrën e qeverisjes Thaçi në 7 vitet e fundit. “Që nga fillimi me shantazhe të tilla është dhunuar qytetari i Kosovës dhe tash edhe në ditët e fundit ky dhunim është duke u rritë kudo. Me shantazhe të tilla kanë ardhur në pushtet me shantazhe të tilla po shkojnë”, ka thënë Arifi.

Përzgjedhja e gradimet në polici bëhen me ndikime politike

Në anën tjetër, Florian Qehaja njohës i fushës së sigurisë ka thënë se që ka ndikime politike në përzgjedhje dhe në gradime, aty nuk ka dilema.

“Unë jo domosdoshmërisht e kisha parë këtë si të montuar tashmë para zgjedhjeve. Policia i nënshtrohet tashmë një reforme që përveç tjerash ka për qellim rinimin e njësitëve të saja. Mirëpo, se ka ndikime politike në përzgjedhje dhe gradime aty nuk ka dilemë”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo mund të vërtetohet në shumë raste tjera gjë që edhe ky konkurs mund të jete një platformë për punësime në bazë të interesave partiake e klanore. Gazeta Blic

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1622 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

“Jam ende një aset”, Ronaldo i përgjigjet kritikëve: E shoh veten gjithnjë titullar

Portugalia ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kundër Kroacisë dhe Skocisë. E gjithë vëmendja ishte te C.Ronaldo, me...

Lajmet e Fundit