10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Slloveni

20140605091559959646Shfaqja nga Kosova, “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, prodhim i Qendrës Multimedia nga Prishtina, është ftuar të marrë pjesë në edicionin e 21-të International Performin Arts Festival EX PONTO, që do të mbahet nga data 14 – 21 shtator 2014 në Lubljanë të Sllovenisë.

Shfaqja “Fluturimi…” e autorit Jeton Neziraj, në regji të Blerta Nezirajt, dhe me aktorët: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu është dhënë si premierë me datë 5 dhjetor 2012 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e pastaj është shfaqur edhe në Tiranë, Shkup, Beograd, Ferizaj, Gjilan, Kragujevc, Prizren e qytete tjera.
Shfaqja ka fituar Çmimin Special në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar “JoakimInterFest”, që është mbajtur nga 7 – deri me 14 tetor në Kragujevc të Serbisë.

Juria e festivalit, në përbërje: Gorana Markoviq, Vladimir Milçin dhe Laslo Keseg, çmimin në fjalë ia patën dhënë autorit Jeton Nezirajt, me motivimin “për tekst jashtëzakonisht të guximshëm dhe të pakompromis”.
“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. Shfaqja flet për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe tutele e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes.

Pas Festivalit në Kragujevac të Serbisë, ky është festivali i dytë ndërkombëtar në të cilin merr pjesë kjo shfaqje. Pos në Lubjanë, në shtator shfaqja do të prezantohet edhe në Zagreb, ndërsa që nga tetori i këtij viti ajo do të ketë një mini turne në Zvicër.

 

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e GIZ-it, diskutohet Faza II e projektit ITP 2026–2029

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot konsulentin për inovacion Alasdair Reid, si dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ),...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit