Tragjedia në KEK: Së paku 3 punëtorë kanë vdekur, 11 të lënduar

KEK-u ne ObiliqNjë shpërthim i madh ka ndodhur në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, diku në pjesët ndihmëse të pjesës së prodhimit. Dyshohet se ka të vdekur dhe të lënduar, por asgjë nuk është konfirmuar ende
11 persona kanë përfundur ne QKU, informata të pakonfirmuar thonë se 3 punëtorë të KEK’ut kanë vdekur.

Drejtori i Prodhimit në KEK, Arben Gjuka, tha për Gazetën Express se shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm.

“Ende nuk e dimë se sa persona janë lënduar dhe nëse ka të vdekur”, tha ai.

Arben Gjuka i konfirmoi gazetës se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, por se nuk ka edhe më tutje informacione të sakta.

“Policia është këtu dhe po e kryejnë punën e tyre”.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë është dëgjuar edhe në disa pjesë të kryeqytetit, Prishtinës.

Ende nuk e dimë se sa persona janë lënduar dhe nëse ka të vdekur.

Ekipi i Gazetës Express tashmë është në vend të ngjarjes dhe do t’ju mbajmë të informuar për çdo informatë rreth kësaj tragjedie.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit