Presidenca: Nuk shtyhen zgjedhjet, mbahen të dielën

Atifete jahjagaZëdhënësi i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen të dielen, ashtu siç është përcaktuar më herët

Ai ka thënë se Presidentja po i vazhdon takimet e përcaktuara më herët për të parë përgatitjet për zgjedhjet nacionale.

“Presidentja po i vazhdon takimet e saj të përcaktuara që më herët me anëtarët e KQZ’së dhe me vëzhguesit e Demokracisë në Veprim për të parë të gjitha përgatitjet përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme në vend më 8 qershor”, ka thënë Vllahiu.

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me prezantimin e rikonceptimit të ekspozitës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në ambientet e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren, mbrëmë u shënua 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve, përmes një ngjarjeje kulturore...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Lajmet e Fundit