3.9 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Për SHBA-në, çdo qeveri bën nëse rezulton nga procesi i rregullt zgjedhor dhe ligjor

Kosove-ShBA-flamuriÇështja e krijimit të koalicionit qeverisës u takon liderëve të Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me Qeverinë e Kosovës pa marrë parasysh kush do ta krijojë atë, nëse ajo do të jetë rezultat i një procesi të drejtë, kredibil dhe transparent.

Ky është pozicioni zyrtar amerikan i shprehur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën pasdite, kur lajmi për nënshkrimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma ishte konfirmuar.

“Strategjitë dhe diskutimet vendore politike për koalicionet e mundshme janë në përgjegjësinë e liderëve të Kosovës”, tha për “Kohën Ditore” Elie Teichman, zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Sikur që kemi thënë vazhdimisht, Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të përfshihet me cilëndo qeveri që rezulton nga zgjedhjet e drejta, kredibile dhe transparente”, tha Teichman.

Ai më tej shtoi: “Presim që të gjithë hapat e ardhshëm në krijimin e një qeverie të jenë konsistentë me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Lajmet e Fundit