22.1 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

“Ai sen’i” flet për njerëzit e izoluar

timthumb“Krrap krrap krrap” dëgjohen hapat në tavan. Dinko tani e di edhe peshën e “atij senit” që ka nëntë muaj që e torturon. Dinko (Xhelal Haliti) e di që mace nuk është sepse peshon rreth 60 kilogramë, por nuk e di çfarë mund të jetë.

Më kot mundohet t’u shpjegojë të tjerëve, ata nuk e kuptojnë. Gjatë kësaj kohe, sa rri gjithë natën zgjuar dhe arrin ta transformojë disa herë stufën që është në shtëpinë e tij, ku zhvillohet ngjarja. Të gjithë bashkohen që ta zënë “sen’in”, në të dy radhët dështojnë, ndërsa në thesin që kishin vënë në tavan bie vetë Dinko, të cilin e rrahin për vdekje.

“Ai sen’i” i autorit bullgar, Hristo Boychev, është dhënë premierë në “Dodona” me regji të Kastriot Saqipit. Ai është shprehur se i mbetet publikut që të flasë për shfaqjen. “Fundi i fundit ajo frika që kemi pasur gjatë dy muajve kalon me një çast lumturie kur i dëgjon duartrokitjet e publikut”, ka thënë Saqipi, për të shtuar se mesazhi i shfaqjes është se janë disa njerëz që janë të mbyllur.

“I takon aktualitetit në Kosovë, të vetmit jemi pa liberalizim të vizave”, ka thënë regjisori. Ai shton se personazhet presin me një farë shprese që të dalin diku, siç thotë ai, mesazhi rrjedh prej kësaj, këta janë njerëz që kanë shumë shpresa.

“Shpresa në jetë është e palogjikshme, nuk realizohet, ndërsa arsyeja është e logjikshme, duhet të besojmë në gjërat që i shohim që i prekim, e jo në besëtytni”, ka treguar Kastriot Saqipi.

Ndonëse salla ishte e mbushur dhe duartrokitjet nuk kanë munguar, askush nga të pranishmit nuk ka dashur të flisnin për “Ai sen’i” . Verka, gruaja e Dinkos, ishte shtatzënë, por as në këtë gjendje, Dinko nuk u ka shpëtuar shuplakave të saj.

“Ka qenë një rol më ndryshe nga ata që i kam pasur deri më tani, dhe gjithmonë kur të ofrohet diçka më ndryshe e ke kënaqësinë më të madhe ta luash”, ka treguar Ismajli, derisa ka thënë se teksti është aktual dhe i përshtatet gjendjes së Kosovës, për njerëzit e papunë, për njerëz të izoluar. Xhelal Haliti thotë se nuk ka qenë e vështirë për të.

“Kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe është hera e dytë që luaj në vepra të të njëjtit autor dhe e njoh më shumë stilin e tij”, ka thënë Haliti,shkruan Zëri.

Në role të tjera kanë qenë aktorët Avni Dalipi, Basri Shala, Virusi, Makfire Miftari dhe Besim Ajeti Filipi. “Ai sen’i”, nuk ishte në tavan. Ishte në mesin e publikut, prej nga doli në skenë, ishte regjisori i shfaqjes.

Më Shumë

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Ujë i pastër dhe i freskët! Me aparatet e ujit Bruno, në çdo gotë do të ndjesh qetësinë e ujit të freskët! Ujë i ftohtë apo...

Reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon përkundër dispozitave ligjore që parashohin vendosjen e rregullit për këtë çështje

Pavarësisht këtyre dispozitave dhe akteve të komunës që ndalojnë vendosjen e reklamave me përmasa mbi 1m² pa pëlqimin paraprak të Qendrës Rajonale për Trashëgimi...

Lajmet e Fundit