Poezi për Elvis Pistën

ElvisPista14Në mediat sociale po qarkullon një poezi kushtuar kandidatit të PDK-së për deputet Elvis Pista.

Pas këngës që i kushtua ditë më parë Elvis Pistës, tani i kanë kushtuar edhe një poezi.

Elvis Pista u vra në orët e para të ditës së diel, pra më 15 qershor në një lokal në Rahovec.

Deri më tani Policia e Kosovës ende nuk e ka zbardhur vrasjen e tij.

Ja poezia që i është kushtuar Elvis Pistës:

ELVIS PISTA

Mirëmëngjesi nëna ime
Edhe sot s’mujta me të thanë
S’më len plaga m’ka mlu Gjaku
Dikush pritën ma ka zan.
Mori nuse, nusja e shpirtit
Të kam pas si dritë e syve
Për ditëlindje si dhurat
Po ta fali jetën time.
Të falem ty Kosova nënë
Në çfarë kohe të ka ardh moti
Ti pom dhimbesh çysh po t’la
Se me armiqt merret Zoti.
Ruje zot e hapi krahët,
Të këqijat dritën ja kan zan
Qysh bre vlla mujte mem vra?
A nuk pate edhe ti Nanë?
M’keni pas hastret të shpisë,
Me ba mirë e fe mos të ndrroj
Me atë kerr që e fala dhuratë
S’kam ba mend që vet do shkoj.
Nanë e Nuse jav la ni amanet,
A me lind çikë a po më lind djalë,
Mos e msoni mos me dasht tandin
Le të rriten me shpirt të bardhë.
Nëse sytë m’kanë mbet çel,
Popllin tim të bashkum se pashë,
Pasha lotin tënd moj Nanë
Kisha pas shpirtin rahat.

Më Shumë

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Lajmet e Fundit