22.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Zyrtare: Presidentja i kërkon interpretim Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e Qeverisë

Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga ka vendosur të mos e pres certifikimin e rezultateve për të dekretuar pastaj mandatarin për formimin e Qeverisë së re. Sot, ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar dy nene të Kushtetutës që kanë të bëjnë me atë se kush duhet të mandatohet për formimin e Qeverisë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të sqaruar çështje kushtetuese që ndërlidhen me përgjegjësitë e saj.

Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të qartësimit të veprimit kushtetues të Presidentes së Republikës së Kosovës, që ndërlidhet me përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit. Vlerësimi i përputhshmërisë së neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i mundësojë Presidentes së vendit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës.

Presidentja e Republikës së Kosovës konsideron se me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës sigurohet një proces i drejt dhe kredibil, që do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit.

Kërkesa për vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës drejtuar Gjykatës Kushtetuese, një institucioni kredibil dhe profesional, nuk ndërhynë në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejt përfundimit të procesit zgjedhor, përmes certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit.

_______________________________

Neni 84 [Kompetencat e Presidentit]

(14) cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit;

Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]

1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.

5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.
6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.

Më Shumë

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit