8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Matoshi: Presidentja sot e shkeli Kushtetutën

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi ka reaguar lidhur me vendimin e presidentes e cila sot ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar cilin lider duhet ta mandator për kryeministër, Hashim Thaçin i cili i fitoj zgjedhjet e 8 qershorit apo Ramush Haradinajn i cili është i nominuari për kryeministër nga koalicioni i LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Sipas Matoshit, Presidentja në këtë rast ka bërë shkelje kushtetuese.

“Presidentja me këtë veprim e ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët. Ajo me këtë veprim po dëshiron të mbajë vijën politike të PDK-së dhe ky vendim për t’i kërkuar interpretim Gjykatës Kushtetuese shkon pikërisht në këtë drejtim. Presidentja e ka të sqaruar në Kushtetutë së ajo e ka kompetencë ta mandator për kryeministër atë që e ka shumicën në kuvend”, ka thënë Matoshi për Gazetën Blic.

Matoshi ka kujtuar edhe rastin kur është zgjedhur presidente vetë Atifete Jahjaga, duke thënë së në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ta interpretoj nëse zgjedhja e saj ishte kushtetuese apo jo.

Më Shumë

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit