13.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Kërkesa e Atifete, jokushtetuese. Gjykata mund të mos përgjigjet fare?

Atifete jahjagaKërkesa e Presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Një burim nga Gjykata Kushtetuese i ka thënë Gazetës Blic se kërkesa e presidentes së vendit mund të mos merret fare në shqyrtim. Pra, ajo mund mos marrë fare përgjigje, për faktin se me Kushtetutë ajo nuk mund të kërkojë interpretim për përputhshmërinë e neneve.

Ky burim e ka cituar nenin Neni 113 të Kushtetutës së Kosovës, ku sipas tij, në pikën 2 të këtij neni, thuhet se “Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit janë të autorizuar të ngrenë rastet në vijim: çështjen e përputhshmërisë së ligjeve, të dekreteve të Presidentit e të Kryeministrit dhe të rregulloreve të Qeverisë me Kushtetutën si dhe përputhshmërinë e Statutit të Komunës me Kushtetutën”.

Sipas këtij burimi, edhe në pikën 3 të Nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, presidentja nuk mund ta bëjë një kërkesë të tillë, siç e ka bërë sot.

Ky burim ka cituar këtë pikë, ku sipas tij thuhet se “Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Qeveria janë të autorizuar të ngrenë çështjet në vijim: konflikti në mes të kompetencave kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës; përputhshmëria e referendumit të propozuar me Kushtetutën; përputhshmëria e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme dhe veprimeve të ndërmarra gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme me Kushtetutën; përputhshmëria e një amendamenti të propozuar kushtetues me marrëveshjet e detyrueshme ndërkombëtare, të ratifikuara sipas kësaj Kushtetute dhe rishikimi i kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur dhe nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit”.

Sipas këtij burimi, bazuar në këto pika të Nenit 113, Gjykata Kushtetuese mund të mos i përgjigjet fare presidentes Jahjaga.

Ky burim ka thënë se neni 84, pika 14 e Kushtetutës së Kosovës, është shumë e qartë se kujt i takon mandatari për formimin e Qeverisë. Aty thuhet se presidenti “cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit që përbën shumicën e Kuvendit”. Sipas këtij burimi, i bie që ai që e ka shumicën në Kuvend mund ta bëjë qeverinë.

Gjatë ditës së sotme, ndonëse ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit, Jahjaga i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku ka kërkuar interpretim për përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit.

Këtë kërkesë të saj e ka përshëndetur ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracy Jackobson. Madje, ajo ka kërkuar nga liderët e partive politike që cfarëdo verdikti që të merr Gjykata Kushtetuese, ata duhet ta pranojnë.

Ndërkohë, disa analistë e kanë quajtur këtë veprim te Jahjagës si shkelje të Kushtetutës së vendit. Njëri prej tyre është edhe Halil Matoshi. Ai i ka thënë Gazetës Blic se “Presidentja me këtë veprim e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët”.

“Presidentja e ka të sqaruar në Kushtetutë se ajo e ka kompetencë ta mandatojë për kryeministër atë që e ka shumicën në Kuvend”, tha ai.

Deri te kjo situatë ka ardhur pas koalicionit që e kanë arritur LDK-ja, AAK-ja, Nisma për Kosovën për ta krijuar qeverinë, duke e lënë kështu jashtë loje PDK-në e cila në zgjedhjet e 8 qershorit doli si partia e parë. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Bashkimi lufton me zemër, por Dijon merr fitoren pas një vazhdimi dramatik në Prizren

Bashkimi ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme mbrëmjen e së mërkurës ndaj skuadrës franceze Dijonit, por në fund u mposht me rezultat 73-84, pas një...

Lajmet e Fundit