5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Të mërkurën përfundon procesi i rinumërimit të votave

Kosove-Kutite e votimeveQendra e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar rinumërimin e gjysmës së kutive të cilat me vendim të KQZ-së iu nënshtruan këtij procesi. Nëse procesi i rinumërimit të kutive vazhdon me dinamikën e deritanishme, ky proces pritet të përfundoj këtë të mërkurë.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon rinumërimi i kutive, të cilat me vendim të KQZ-së u kthyen në rinumërim. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se QNR ka rinumëruar 220 kuti nga gjithsejtë 439 sa janë identifikuar për ri-numërim.

“Në bazë të raportit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve deri në mbarim të ditës së diel, janë rinumëruar 220 nga 439 kuti të votimit, të parapara me vendim të KQZ-së, pra gjysma e tyre. Aktualisht në QNR është duke vazhduar procesi i rinumërimit të kutive tjera të votimit sipas një dinamike të paraparë nga kjo qendër”, tha Elezi.

Procesi i rinumërimit të 439 kutive, nisi të premten në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo qendër përgjatë tri ditëve ka arritur të rinumëroj gjysmën e kutive, nëse vazhdohet me këtë dinamikë, ky proces do të përfundoj të mërkurën. Ndryshe, zyrtarë të KQZ-së ditë më parë, deklaruan se shpallja përfundimtare e rezultateve nga zgjedhjet e 8 qershorit, pritet të bëhet brenda 10 ditëve.

Më Shumë

Fshati që pret

Nga Shkëlzen Çoçaj Fshati që dikur këndonte, tash gjumi e ka mbuluar. Shtëpitë e zbrazura mbajnë ende kujtime, era rrëmben gjurmët e fëmijërisë. Banorët u shpërndanë larg, në qytete të...

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Lajmet e Fundit