12.6 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Hoxhaj: Nuk do të ketë qeveri të ardhshme pa PDK

Enver HoxhajjNuk do të ketë qeveri të ardhshme pa Partinë Demokratike të Kosovës, shprehet nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përkundër se thotë që janë duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Këto komente, Enver Hoxhaj, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë në largim, i bëri në RTK 1.

Për Shqipërinë marrja e statusit të vendit të kandidatit për anëtarësi në Bashkimin Evropian, sipas diplomatit Hoxhaj, pas tranzicionit demokratik një dekadësh, kjo është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë, dhe me këtëka ndodhë “rikthim i plot në civilizimin evropian”.

Ai pret që Shqipëria në një periudhë prej dy vitesh të mund të hapë edhe negociatat për anëtarësim dhe thotë se “mund të ndodhë sipas dinamikës në një periudhë dhjetë vjeçare të jetë anëtare e BE”.

Sipas tij, 5 vende të reja janë në procedurë për ta njohur Kosovën, tri të Bashkimit Evropian si Greqia, Rumania e Sllovakia Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pret se do ta njohin këtyre muajve Kosovën dhe dy vende të Afrikës veçse kanë marrë vendimin pë r njohje të Kosovës në qeveritë e tyre.

Spanja, sipas tij, për arsye të brendshme nuk arrinë ta njohë Kosovën, por presin ndikim edhe tek Qiproja përmes Greqisë, pas njohjes nga kjo e fundit.

Deri në vitin 2020, ministri Hoxhaj beson se Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në agjencionet e saj.

“Kur ne të anëtarësohemi në OKB, dhe në një periudhe pesë vjeçare një gjë e tillë është e mundur, nga një studim të ekspertëve më të mirë dhe partnerëve strategjik”, shprehet ai.

Më Shumë

Policia në Prizren dhuron lule grave për 8 Marsin

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zyrtarët policorë të sektorit dhe patrullave policore të qytetit të Prizrenit, si dhe të qyteteve të tjera...

ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Administrata Tatimore e Kosovës, ka ndarë arritjet për vitin e ri fiskal. Sipas një njoftimi për media, ATK ka theksuar se viti i kaluar ishte...

Lajmet e Fundit