7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Krasniqi beson se Brukseli do të ndikojë në marrëdhëniet me Serbinë

Jakup Krasniqi ne BrukselKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, përkatësisht Nënkomisionin për Mbrojtjen Transatlantike dhe Bashkëpunim në lëmin e Sigurisë, kryesuar nga kryetari Sverre Myrli.

Jakup Krasniqi i bëri një vështrim situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, në këtë fazë të ndërrimit të institucioneve.

Ai përmendi edhe disa vështirësi në pjesën veriore të vendit, megjithëse edhe atje ka ecje progresive.

Kosova, tha Krasniqi, po ecën përpara, ajo ka një bashkëpunim mjaft të mirë me faktorin ndërkombëtar, ashtu si edhe me KFOR-in, si prezencë ushtarake e NATO-s në Kosovë.

Ai shprehu besimin se ndikimi i Brukselit do të ndikojë në normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

HughBayley, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shprehu kënaqësinë që Kosova ka rolin e vëzhguesit në NATO. Udhëheqësi i delegacionit, SverreMyrli, theksoi se ndërmjet Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Kuvendit të Kosovës ekziston një bashkëpunim shumë i mirë, i cili do të avancohet edhe më në të ardhmen.

Në diskutimin e tij, anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, theksoi se NATO-ja ka bërë një veprim tepër human duke krijuar mundësi që edhe qytetarët e Kosovës të jetojnë në liri bashkërisht me shtetet tjera të Evropës.

Ai tha se Kosova po ecën në rrugën e perspektivës, duke e ilustruar këtë edhe me faktin se raportet ndërnacionale janë shumë të mira dhe se të gjithë qytetarët lëvizin lirshëm.

Edhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, shprehu falënderimin e tij për pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë e NATO, si një mundësi për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë në Kosovë, në Rajon dhe më gjerë ne Evropë.

Më Shumë

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele. Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i...

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Lajmet e Fundit