Kushtetuesja po mbledh fakte

IEnver Hasani gjithë spektri politik është duke pritur nën “ethe” interpretimin që Gjykata Kushtetuese mund ta japë për çështjen e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re, pas pyetjeve që presidentja ia ka drejtuar këtij mekanizimi.

Derisa dy blloqet si PDK por edhe tri partitë opozitare insistojnë se mund të krijojnë Qeverinë e re, Kushtetuesja ka filluar punën në përgatitjen e interpretimit në 16 pyetjet e presidentes që i kishte dërguar javën e kaluar.
Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se anëtarët e gjykatës janë në fazën e mbledhjes të sa më shumë fakteve në bazë të të cilave do të bëhet edhe interpretimi i cili duhet të jetë i zbatueshëm nga të gjitha palët, pasi i njëjti nuk mund as të kontestohet.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur po ashtu se Kushtetuesja si pjesë të mbledhjes së fakteve po e shqyrton mundësinë që të kërkojë mendime dhe vlerësime nga ish-anëtarët e komisionit përbërës që kanë punuar në hartimin e Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese aktualisht në bazë të procedurave të rregullta, është duke mbledhur sa më shumë fakte, në mënyrë që ta hartojë interpretimin e kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Këto janë procedura të zakonshme që bëhen nga anëtarët e gjykatës të cilët më pas e kanë më lehtë të vendosin kur kanë më shumë fakte”, ka thënë burimi./Tribuna/

Më Shumë

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit