7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dështon peticioni për gratë e dhunuara

Grate e dhunuaraNjë bord prej nëntë pjesëtareve femra, nga legjislativi dhe ekzekutivi kishin paralajmëruar të fillojnë me 16 qershor nismën për organizimin e një peticioni me të cilin kërkohet nga OKB, “Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë”. Por, ky peticion duket se ka gjasë të dështojë.

Në kohën kur ishte miratuar një ligj që përkrah financiarisht viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, presidentja kishte inicuar një Këshill për rehabilitimin tyre. Pas këtyre një grup prej nëntë grash nga ekzekutivi, legjislativi dhe shoqëria civile po synonte drejtësinë ndërkombëtare për to, përmes një peticioni për një tribunal.

Por, kjo e fundit nuk duket se është në rrugë të mirë për të shkuar përpara. Disa nga anëtaret e këtij grupi i kanë thënë Radio Kosovës se nisma nuk është mirëpritur nga përfaqësues diplomatik në Kosovë.

Inicuesja e organizimit të peticionit “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë”, Edita Tahiri tani nuk po e sheh të nevojshme të flas për ngecjen e kësaj nisme. Ajo kishte thënë se peticion po bëhet për shkak se nuk pati drejtësia për krimet gjenocidale serbe ndaj Kosovës.

Një anëtare e këtij bordi, Suzan Novoberdaliu që në legjislaturën e shkuar ishte kryesuese e Komisionit për Barazi Gjinore ka thënë se”nuk ka informacion tjetër se çfarë po ndodhë me peticionin”.

Anëtarja tjetër Teuta Sahatçiu ka thënë se zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri duhet të flas se ku ka ngecur procesi. Sipas Sahatçiut Tahiri u ka thënë ekipit se ajo do t’i koordinoj veprimet me presidenten dhe segmentet e tjera dhe ka përmendur datën 16 qershor. “Ne zonja Edita Tahiri na ka thënë që ajo ka ideuar dhe do të bisedoj me presidenten për të bashkërenduar veprimet dhe se pas datës 16 qershor dot niset procesi. Tani nuk e dimë çfarë po ndodhë”, ka thënë Sahatçiu.

Në zyrën e Presidentes së Kosovës nuk janë përgjigjur rreth peticionit dhe koordinimeve të mundshme.

“Për peticionin pyeteni organizatoren e saj! Presidentja Jahjaga ka krijuar Këshillin për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, që është një përpjekje e përbashkët e institucioneve për të ndihmuar viktimat. Presidentja gjithashtu ka nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Veprimit, për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte, nën organizimin e sekretarit të jashtëm britanik William Hague”, i ka thënë Radio Kosovës këshilltari i presidentes Arbër Vllahiu.

Ky peticion kishte për qëllim që sekretari gjeneral i OKB-së të bëjë një raport për çështjen e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, siç kishte ndodhur me disa vende të tjera. Por raportet e ngjashme nuk kishin rekomanduar ndonjë tribunal të natyrës se çfarë kërkonin 9 inicueset kosovare, 15 vjet pas luftës në Kosovë.

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit