Testi i maturës do të ruhet edhe me ushtri

Suhareke-testi maturesInstitucionet arsimore të Kosovës nuk janë të gatshme që të heqin dorë nga organizimi i testit të maturës, me gjithë parregullsitë që e kanë përcjellë atë prej vitesh.

Përkundrazi, zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve kanë thënë për gazetën se nëse është nevoja testin e maturës do ta ruajnë edhe me ushtri, por jo të heqin dorë nga ai.

“Ne do të tregojmë se shteti po funksionon dhe nëse është nevoja testin e maturës do ta ruajmë edhe më ushtri”, ka thënë për “Kohën Ditore” një zyrtar i lartë i Qeverisë, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Ndërsa ekspertë të arsimit vlerësojnë se parregullsitë që kanë përcjellë të dyja pjesët e testit të maturës, atë që është mbajtur para dy jave dhe atë të para një dite, e kanë gjenezën në shkollimin paraprak të maturantëve. Në të dyja pati kopjime, dhe këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit.

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit