S’ka eshtra në lokacionin “dy” në Rudnicë

Rudnice-varreze masive1Sot kanë përfunduar punimet në Rudnicë të Rashkës, për gjetje të edhe një varreze eventuale masive për të cilën dyshohej.

Në vendin e koduar si “pika dy”, në Rudnicë, kanë përfunduar punimet dhe nuk janë gjetur dëshmi se aty janë varrosur trupa të personave. Këtë për Indeksonline e ka thënë edhe Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Sot janë ndërpre punimet në Rashkë. U krye edhe rasti i dytë në Rudnicë dhe nuk u gjet asgjë. E kontrolluam gjithë atë vend, por nuk pati asgjë”, tha Gërxhaliu.

Ai më tej shpjegoi se gërmimet do të vazhdojnë pas tri javësh në lokacionin tre në Rudnicë. Ai tregoi se palës serbe po i duhet kohë, pasi që po i mungojnë mjetet.

“Pas tri javësh do të rifillojnë gërmimet edhe në lokacionin e tretë. Pala serbe është duke pritur për donacione dhe për këtë punimet do të rifillojnë pas tri javësh në lokacionin e tretë”, tha Gërxhaliu.

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një njoftimi...

Lajmet e Fundit