Manipuluesit e testit të maturës, në Prokurori

Suhareke-testi maturesManipuluesit e testit të maturës do të përballen me Prokurorin. Ministria e Arsimit ka marrë vendim që t’i dërgojë emrat e të gjithë nxënësve dhe administratorëve që kanë manipuluar gjatë pjesës së parë të testit të maturës.

Në listën e ministrisë figurojnë emrat e rreth 100 personave që kanë manipuluar me testin e maturës në pjesën të mbajtur me 14 qershor. Zëvendësministri i i Arsimit, Nehat Mustafa, pohoi se Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës është në përfundim e sipër të listës me emrat e manipuluesve dhe atyre të cilët dëmtuan procesin e mbajtjes së testit të maturës 2014.

“Janë diku më shumë se 110 persona emrat e te cilëve do t’i dërgojmë në Prokurori”, ka thënë Mustafa. Sipas tij, në atë listë gjenden emrat e studentëve, administratorëve të testit si dhe të vëzhguesve të cilët dëmtuan mbarëvajtjen e testit. “Atë listë do ta dërgojmë në Prokurori, dhe do ta bëjmë kallëzimin penal kundrejt atyre personave”, ka theksuar Mustafa, sipas të cilit çdo person që ka manipuluar do të përgjigjet para drejtësisë. /tribuna/

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit