Javën e ardhshme vendoset për rastin “Kleçka”

fatmirLimaj-tomGashiGjykata e Apelit javën e ardhshme pritet të vendosë rreth rastit të njohur si “Kleçka”, në të cilin ish- komandanti Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, akuzohen për krime lufte.

Ky vendim i gjykatës, sipas mbrojtësit të Limajt, avokatit Tomë Gashi, pritet të vijë pas ankesës që ka bërë ish- prokurori Mauricio Salustro rreth vendimit lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë shtatorin e kaluar.

Gashi tha se prokurori veç e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për ankesë, sepse sipas tij nuk ka ndonjë provë apo fakt që mund ta rrëzojë vendimin e Gjykatës Themelore që ky rast të kthehet në rigjykim.

Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët të tij akuzoheshin për vepra të cilat supozoheshin të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar si paraburgim, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit