Parada e shqiptarëve në Nju Jork

protestePër organizatorët kjo është një mënyrë për të treguar se shqiptarët, të konsideruar gjithmonë kaq të vegjël, janë mjaftueshëm të mëdhenj për të bërë që zëri i tyre të ndihet edhe këtu në zemër të vendit më të fuqishëm në botë.

“Kjo paradë bashkon shqiptarët jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të gjithë botën dhe kjo paradë ka shumë rëndësi, sepse siç e shihni shumica janë të rinj që janë rritur këtu në Amerikë dhe ne me këtë paradë mundohemi t’u japim atë patriotizëm shqiptar që të ndihen krenarë që janë shqiptarë e që këtu në Amerikë t’i thonë gjithë botës që janë shqiptarë”, u shpreh Marko Kepi.

“Ne kemi parulla për Çamërinë, për Maqedoninë, kemi parulla për Malësinë, e të tjera, por sidomos për Kosovën. Ta dinë të gjithë që ne jemi bashkë, nuk jemi katër shtete. Ne e dimë, por duam që edhe bota ta dijë”, tha organizatori tjetër Besmir Hoxha.

Në këtë paradë janë dorëzuar edhe çmime të veçanta, mes të cilëve Mark Gjonaj, anëtari demokrat i asamblesë së Nju Jorkut dhe gazetari i Top Channel Marin Mema, për kontributin në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare. Gjonaj e Mema ishin gjithashtu edhe marrshallët e nderit të kësaj parade.

Një rrugëtim mes shqiptarëve, takime të ndryshme, karaktere dhe personazhe që japin kaq shumë për Shqipërinë edhe pse në krahun tjetër të botës. / TCh/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit