5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Qeveria Haradinaj është punë e kryer

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se formimi i qeverisë nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-NISMA në krye me Ramush Haradinajn është punë e kryer dhe kanë mbetur vetëm procedurat.

Ai ka thënë se formimi i qeverisë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA do të bëhet në fazën e dytë, pasi herën e parë Thaçi nuk do të mund ta formojë qeverinë. “Thaçi nuk do të mund të formojë qeverinë për shkak se asnjëra parti shqiptare në Kuvendin e Kosovës nuk pranon të bashkëjetojë me të dhe PDK-në në Qeveri. Pastaj, sipas procedurës, ne do të jemi në gjendje ta bindim presidenten e Kosovës në formë të argumentuar se kemi shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar qeverinë dhe në fazën e dytë, sigurisht se presim që mandatari të jetë z. Haradinaj. Prandaj, edhe një herë po them me bindje të plotë: Qeveria Haradinaj është çështje e kryer, kanë mbetur vetëm procedurat”, ka thënë Ramadani në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që AAK-ja t’i bishtnojë marrëveshjes me LDK-në dhe NISMËN për Kosovën. “AAK-ja është parti serioze dhe e përkushtuar në angazhimet e veta politike. Bishtnimet dhe metodat klandestine i takojnë asaj partie që do të mbetet në opozitë”, ka theksuar ai.

Sipas Ramadanit, për jetësimin e qeverisë së drejtuar nga Haradinaj nuk do të jetë problem as posti i kryeparlamentarit i cili, po ashtu, do t’i takojë koalicionit paszgjedhor. “E drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar. E ne jemi grupi më i madh parlamentar, me 47 deputetë, jo PDK-ja, sepse ajo i ka 37 deputetë”, ka deklaruar Ramadani, duke shtuar se interpretimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatarin e qeverisë ka qenë profesional dhe shtetformues.

Ramadani ka thënë se, pavarësisht faktit se nuk ka arritur të bëhet deputet edhe për një mandat, angazhimi i tij do të jetë edhe më tutje në të mirë të qytetarëve dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës.

Previous article
Next article

Më Shumë

Suhareka prezanton pesë përforcime të reja

FC Suhareka ka nisur me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e pesë futbollistëve që pritet të jenë pjesë e rëndësishme...

Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë sot betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haskuka...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit