10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Kadri Kryeziu ka dëmtuar besimin e Gjykatës Kushtetuese

Kadri KryeziuPër dallim prej gjykatave tjera në vend, të cilat ish-administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë i kishte pranuar si vazhdimësia e vetme faktike institucionale nga koha e ish-Jugosllavisë, Gjykata Kushtetuese kishte filluar të ngritej tek pas pavarësisë në vitin 2008.

Duke qenë gjykatë e re, ajo nuk trashëgonte mentalitetin e kulturës së punës dhe kredibilitetin e dëmtuar të gjykatave tjera. Përkundrazi, ajo kishte mbështetjen e nevojshme financiare, si dhe praninë e përvojës së gjykatësve të huaj.

Respekti ndaj saj ishte ngulitur në sferën publike kosovare me kalimin e kohës, gjë që ia kishte mundësuar të kalonte fare lehtë edhe aktgjykime aq të vështira që përfshinin, ndër të tjera, konstatime shkeljesh nga Presidentët Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli. Pas aktgjykimeve të saj, të dy kishin dhënë dorëheqje, respektivisht më 2010 dhe 2011.

Mirëpo, aktgjykimi i datës 1 korrik që ndërlidhet me kompetencat e Presidentit të vendit në lidhje me propozimin e Mandatarit të Qeverisë, erdhi nën hijen e një imazhi të saj të dëmtuar.

Njëri nga gjyqtarët e Gjykatës, Kadri Kryeziu, ishte parë në takim zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, në muajin maj. Ndonëse, si pasojë, Kryeziu nuk ka marrë pjesë në gjykimin e lëndës, gjykata dhe institucionet tjera ende nuk kanë vendosur për rastin e tij.

Neni 1.2 i kodit të mirësjelljes së kësaj Gjykate thotë se “gjyqtarët nuk duhet të perfshihen në asnjë aktivitet, ose të jenë anëtarë të ndonje asociacioni, që do të mund të ndikonte në përceptimin dhe në besimin e qytetarëve në pavaresinë e tyre në vendimmarrje”.

Kryeziu e ka dëmtuar pikërisht përceptimin dhe besimin në pavarësinë e tij në vendimmarrje.

Edhe Kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, është parë në takime me përfaqsues politikë të institucioneve të Kosovës.

Institucionet janë të ngritura për të balancuar pushtetet. Prandaj, anëtarët e tyre duhet të bëjnë kujdes që edhe me veprimet e tyre personale e private të ruajnë kredibilitetin e institucioneve ku punojnë, sepse këtë përgjegjësi e marrin bashkë me kontratën e punës.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti i fundit për të bërë interpretimin e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Si e këtillë, ajo duhet të mbrohet nga presioni politik. Por, kësaj here ajo së pari duhet të marrë masa të vetëmbrohet.

Rregullorja e punës e Gjykatës Kushtetuese mundëson dorëheqjen, shkarkimin ose përjashtimin e gjyqtarit të saj. Kadri Kryeziu duhet të përcaktohet ose të detyrohet për një nga këto opsione.

Kryetari Enver Hasani duhet së paku të përgjigjet përpara publikut të Kosovës./Politko.net/

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit