12.2 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

PDK oferta të “majme” për deputetët!

Parat ne xhepE zënë ngushtë nga situata që u krijua pas zgjedhjeve të 8 qershorit nga blloku opozitar me marrëveshjen për moslejimin e qeverisë “Thaçi 3”, PDK-së i është ngatërruar udha në oborr.

Pavarësisht të qenit e para në listën e zgjedhjeve, PDK nuk po mund të krijojë qeverinë, ndërkohë që, opozita e ka siguruar numrin e duhur të deputetëve dhe tashmë e ka proklamuar këmbëngulshëm qeverinë Haradinaj.

E për të mos lëshuar nga dora pushtetin, PDK-ja po mundohet të përdorë lloj-lloj metode me të vetmin qëllim që të jetë edhe për një mandat udhëheqëse e shtetit të Kosovës.

Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur se lideri i këtij subjekti politik është i gatshëm që t’ia ofrojë postin e kryeministrit kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, vetëm që ky i fundit t’i bashkohet PDK-së për të formuar qeverinë.

Një metodë tjetër që PDK-ja duket se po e përdor për të marrë rreth vetës deputetë nga partitë e tjera, është “blerja” e deputetëve.

Ofertat e “majme” që është në gjendje t’i ofrojë lideri i PDK-së, kanë futur frikën te liderët e tri partive të bllokut opozitar.

Tre liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma i kanë bërë thirrje PDK-së që të ndalë shantazhet dhe presionet ndaj të përzgjedhurve të popullit, ndërsa shprehin shqetësimin që një presion të drejtpërdrejtë PDK-ja po e ushtron edhe ndaj Presidentes së vendit.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe të votës së lirë.

Nga ana tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, në një deklaratë për gazetën “Botapress” tha se tendencat e PDK-së për të “blerë” deputetë janë joserioze dhe se LDK-ja as që dëshiron të diskutojë për gjëra të kësaj natyre.

Ai mohon edhe zërat se brenda LDK-së ka pakënaqësi sidomos nga deputetët e rajonit të Dukagjinit për shkak të koalicionit me partitë e bllokut opozitar. /Botapress/

Më Shumë

Në 2024-tën bankat komerciale në Kosovë shënuan rekord të të hyrave

Të hyrat vjetore dhe fitimet e bankave komcerciale në Kosovë, kanë shënuar rekord në vitin 2024. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të...

ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Administrata Tatimore e Kosovës, ka ndarë arritjet për vitin e ri fiskal. Sipas një njoftimi për media, ATK ka theksuar se viti i kaluar ishte...

Lajmet e Fundit