7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Krasniqi: “Baballarë të kombit”, demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka shkruar se kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës do t’i bëjë 61 vota të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, arrin ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin dhe kjo sipas tij domosdoshmërish kërkon krijimin e koalicionit qeverisës.

Sipas Krasniqit, si për kryetar të Kuvendit dhe kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet.

Në vazhdim po sjellim postimin e plotë të Jakup Krasniqit në facebook.

Duke i lexuar dhe shikuar ne disa media mendimet e arta të “baballarëve” të kombit, natyrshëm lindë pyetja: a e dinë këta se çka është Demokracia në përgjithësi e demokracia e vlerave perëndimore në veçanti? Duke e pasur parasysh se: “Demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës. Ato paraqesin instrumentin më të rëndësishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve”. (citat i marr nga interneti)

Pa dashur të hyjë në shpjegimin burimor të fjalës demokraci, demokraci do të thotë sundim i shumicës, në rastin tonë i shumicës parlamentare. Në demokracinë parlamentare, vendimet në të shumtën e rasteve merren me shumicën absolute (prej 50% + 1 ), në rastin tonë, zbërthyer në numra do të thotë se paku 61 vota. Kushdo që në Kuvendin e ri të Kosovës i bënë 61 vota arrin ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin. Pa 61 vota nuk ka kryetar të Kuvendit e as Kryeministër. Kush nuk e dinë ketë, ai nuk ka mësuar asgjë nga Demokracia në përgjithësi e demokracia parlamentare në veçanti. Për të arritur atë numër të votave, domosdoshmërish kërkohet krijimi i koalicionit qeverisës. Kush e krijon koalicionin qeverisës e merr të drejtën e qeverisjes së vendit – kjo është demokracia parlamentare.

Në nenin 67 të Kushtetutës, ku flitet për zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve, shkruan:

67.1. Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh Kryetarin dhe pesë nënkryetarë.

67.2. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Në të dy rastet tona, si për Kryetar të K uvendit dhe Kryeministër e drejta buron nga më se paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014. Është i saktë konstatimi i kolegut tim Haliti se zgjedhjet bëhen për zgjidhje, por zgjidhjen e bëjnë më se paku votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sesi formohen GP e shpjegon neni 20 paragrafi i parë i Rregullores së Punës së Kuvendit të cilin shumë kush nuk po donë me e pa, madje nuk po donë me e pa as “hartuesit” e Kushtetutës.

Më Shumë

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

Lajmet e Fundit