15.5 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Prova e parë

Kryesia-637x424Jakup Krasniqi, si Kryeparlamentar i legjislaturës së kaluar, bashkë me Kryesinë e Kuvendit dhe përfaqësuesit e partive politike që janë certifikuar në zgjedhjet e 8 qershorit, do të mblidhen sot në orën 11:00 për ta caktuar rendin e ditës së seancës konstituive.

Duke qenë se drejt seancës së 17 korrikut shkohet me qëndrimin e palëkundur të PDK’së dhe Koalicionit Opozitar LDK-AAK-Nisma, se atyre u takon e drejta për ta propozuar Kryeparlamentarin, kaosi duket të jetë i pashmangshëm.

Testi i parë i krizës do të mund të shfaqet sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, nëse tejkalohet Rregullorja e Kuvendit.

Sipas Rregullores, Jakup Krasniqi ka kompetencë vetëm për udhëheqjen e mbledhjes dhe caktimin e rendit të ditës, ndërsa në këtë mbledhje punohet vetëm mbi bazën e dokumentacionit zgjedhor të certifikuar nga KQZ.

Me këtë dokumentacion zgjedhor, në bazë të të cilit caktohen ulëset në Kuvend, PDK del si grupi më i madh parlamentar. Por, çështja komplikohet me deklarimin e LDK-AAK-Nisma për formimin e grupit të tyre të përbashkët parlamentar, pas zgjedhjeve.

Nëse gjatë kësaj mbledhjeje përgatitore Koalicioni Opozitar hap çështjen e njoftimit për formimin e grupit të tyre, atëherë pritet të shpërthejë debati me interpretimet ligjore dhe precedentët lidhur me “grupin më të madh parlamentar”.

Jakup Krasniqi, ditë më parë, ka deklaruar për Politko.net, se nuk pret që të bllokohet ky takim, sepse, siç është shprehur ai, do të punohet mbi përvojat e mëparshme dhe bazuar në Rregulloren e Punës.

Më Shumë

Bujqësia në Rahovec vazhdon të jetë e suksesshme pavarësisht sfidave

Fermerët e Komunës së Rahovecit po shfrytëzojnë motin e mirë që po mbretëron këto ditë për të nisur zingjirin e prodhimit të perimeve Punët në...

Porositë e dëshmorëve

Gazmend Beqaj Janë varret e dëshmorëve që shpërfaqin fytyrën e vërtetë të luftës dilemat dhe dyshimet se liria për të cilën ata luftuan nuk i...

Lajmet e Fundit