23.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Zhuri, ky djep i arsimit e i burrërisë

albrim badallajShkruan: Albrim ( Salajdin ) Badallaj

Të ndalesh e të kthehesh andej nga i ke rrënjët është një gjë e qëlluar që shumëkush duhet ta bëjë. Edhe ti kujtosh ata njerëz qe dhanë më të shtrenjtat e tyre që kishin e duke u “shkrirë” si qiriu , disa me pend e disa me armë , jo rrallë duhet të ndodhë.

Kështu, të flasësh drejt e mirë për njerzit e tu , po i bika me qenë lokalistë !! Q’të bësh , i till parapëlqej të jem . Me njohurit e mija , me disa dorëshkrime e fakte si dhe me disa të tjera të treguara nga tjerët , e vrejta se për fat të mirë , Prizreni e paska pasur gjithmonë përkrah një vend nga i cili dolën e bënë krenar me të arriturat e tyre , pra fshatin më të madhe në Kosovë , Zhurin . Ky fshat ku në vete ngërthen traditën e fortësisë dhe është një sinonim i bashkuar i burrërisë e i arsimit dhe i luftës e i trimërisë.

Ndoshta ky gur , nga i cili rrjedh edhe emri i fshatit ZHUR ( për herë të parë emri ZHUR përmendet në vitin 1331 , e pohon M.Shuflaj ) po i bëka burra të fortë e burra të armës . Në historinë moderrne kryesisht bien në sy fillimvitet e shekullit XX , kur qështja kombëtare ishte pik kyqe e ngjarjeve të asokohshme . Ndër datat e rëndësishme të kësaj kohe veqohen Betejat e vitit 1912-1915 , ku bie në sy Beteja e Lumës dhe Beteja e përgjakshme ne “Qafë të Zhurit “ ,pasiqë populli shqiptarë dihet kurrë nuk patë qetësi nga armiku sllav.

Prirës i forcave lumjane ishte Hasan Prishtina , i cili u ndihmua edhe nga luftëtarët zhurjan , ku kishte qenë në konak për mëse 6 muaj . Beteja që u zhvillua në “Qafën e Zhurit “ i shkaktoi humbje të mëdha armikut serb , ku ata iu kundërvun duke masakruar dhjetra burra të këtij lokaliteti , për qellim hakmarrje e futje frike në popullat. Por shkau nuk e dinte se nuk frgiohen zhurjant zemërluana , të rritur përgjatë maleve të vjetra e përreth luginës së Drinit .

Trupat ushtarake serbe e dinin se pa “përuljen e Lumës” dhe zotërimin e brigjeve të Drinit nuk mund të realizoheshin planet strategjike të proklamuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit.Ata kërkuan zbatimin e një marreveshje për dorëzimin e Isa Boletinit me bashkëpuntor ,dorëzimin e armëve e kërkesa për bashkëpunim .

Por lumjanët kurrë nuk iu janë bërë servil e mik as Turkut e as Shkaut , e si rrjedhim forcat serbe desh e bënë kërdin kundër popullatës së kësaj krahine .

Shumë telegrame nga personalitete të shumta vendase e ndërkombetare bien në sy asokohe, ku tregojnë për triumfin e arritur ndaj batalionëve serbo-sllave. Veqohet letra e nënkonsullit anglez në Shkup , ku thotë se “Serbia ka humbur në Lumë tetë batalione “ .

Gjatë kësaj kohe popullata zhurjane nga frika e ndonjë masakre, për ca kohë qëndroi në Shqipëri, ku thuhet afro 6 muaj. Mirëpo , pas këtyre betejave të pergjakshme , Zhuri filloi lulëzimin e zhvillimit ekonomik e kulturor , duke mos u lënë anash as ai arsimor.
Sipas gazetës “Posta e Shqipnisë” nr. 82 të datës 19.09.1917, Zhuri ishte një vend i hieshëm, me shumë shtëpi, me një rrugë në mes, ku dy herë në javë bëhet treg, ku mblidhet një popull i madh me shit e me ble.

Në Zhur në këtë kohë kishte lulëzuar tregtia, ku vlerësohet se Zhuri kishte afro 100 dyqane. Zhuri ishte i lidhur me qytetin e Ferizajit me anë të një treni miniaturial. Në Zhur gjatë kësaj kohe kishte edhe një shtypshkronjë për shtypjen e monedhës dhe ishte hapur një mësonjëtore ku nxënësit mësonin në gjuhën shqipe (1917).

Që nga kjo kohë e deri në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore , Zhuri kishte pasur një regres në zhvillimin ekonomik , por jo edhe në atë kombëtar . Shteti komunist sllav ushtrone presion dhe dhunë të tërbuar ndaj këtij fshati , që gjithmonë u shqua si prirë i ngjarjeve për qështjen kombëtare .Kësaj kohe ata ushtruan terror ndaj popullatës zhurjane , sidomos me rastin e aksionit të mbledhjes së armëve .Shumë njerëz u detyruan të emigronin në shtetet e jashtme perëndimore.

Edhe pse në varfëri të skajshme Zhuri kurrë nuk iu dorezua armikut dhe si hapin më të mirë që e ndërmorri kundër këtij pushtuesi , ishte arsimimi.Nga këtu dolën personalitete të shumta të shkencës e dijes , ku veqohen Akademik Prof. Dr. Eshref Ademaj (për të arriturat shkencore, të cilat kanë patur ndikim në shoqërin tone, është nominuar dhe ka hyrë në Edicionin e Pesë mijë personalitete në Botë, më 1995), Akademik Prof.Dr. Latif Susuri ,Prof.Dr. Imri Badallaj , Prof.Dr. Hamdi Ajazaj , Prof.Dr. Sinan Ademaj , e shumë shumë personalitete të tjera të shkencës,kulturës,sportit që e bëjnë jo vetëm Zhurin por edhe rrethinën krenar , me të arriturat e tyre .

Në këtë mënyrë përmes relacionit të njerëzve intelektual dhe burrave trima , Zhuri pati fuqi për ti dalut kundër pushtuesit , ku veqohen protestat dhe demonstrata antikomuniste, në vitet 1945, 1968, 1981 , 1989 etj.

Ruajtja e traditave , zakoneve e dokeve , bënë që zhurjanët mos ta harrojnë amanetin e të parëve .Me qëllim të ruajtjes së vlerave kulturore e kombëtare , Zhuri krenohet me njërin ndër ansamblet më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë , Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “ Emin Duraku “ ( 1949 ) .

Pas viteve ’81 dhe kryesisht pas ndalimit të shkollës shqipe të vitit 1989 , si në shumë treva tjera të Kosovës edhe në Zhur u organizuan demonstratat e fuqishme në mbrojtje të suprimimit të autonomisë së Kosovës.28 Marsi 1989 , datë e cila nuk shkoqet nga memorja e popullatës , për terrorin e ushtruar dhe vrasjet ndaj këtij lokaliteti .

Në vitet 1990-99 , Zhuri u angazhua fuqishëm në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosoves dhe në mbrotje nga “ Projekti Naqertania” , i cili tani po vihej në funksion ndaj popullatës shqipëtare , nga regjimi i egër e fashist ,serbo-sllav .Ballë , bashkë me popullatën civile dhe me UÇK ( Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ), iu doli Komandati i Zonës Operative të Pashtriëkut , Remzi Ademaj – Komandant Petrit Kodra ,ky njeri që ishte bashkpunëtor i ngushtë i Jusuf e Bardhosh Gërvalles dhe i Kadri Zekës .

Pas dëmeve të medha në luftën e fundit të viteve 1990-99 , si në aspektin ekonomik e te dëmëve materiale dhe humbjeve në popullatën civile , Zhuri ka filluar të rimëkëmbet dhe të ketë një zhvillim të mirë , me ndërtimin e godines së re shkollore , ambulancës , sheshit dhe investime në infrastrukturë , ku e bëjnë një fshat shembull per rajonin .

Përfaqësimi dhe roli i zhurjanëve në udheheqje nëpër insitucionet lokale e qeveritare , pas luftës së fundit është i vogël .Edhe pse me personalitete të shumta dhe njerëz të intelektit , Zhuri ende nuk e ka përfaqësimin e merituar , për kontributin dhe qëndresën gjatë shekujve , sidomos në shekullin e fundit.

Andaj , mendimin me mua besoj e ndajnë edhe shumë të tjerë , se “ata që se dinë nga vijnë , ata nuk e dinë as nga shkojnë “ .Andaj për të arriturat individuale që kemi në jetë , patjetër që duhet t’ia kushtojmë atij vendit nga i cili i kemi rrënjet sepse kuptohet, “ Guri peshon rendë , vetëm në vend të vetë.. “

(Autori është kryetar i USSH-së ( Unioni i studentëve shqiptarë )

Më Shumë

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Lajmet e Fundit