11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Nis takimi LDK-AAK-NISMA dhe VV

blloku opozitar(E plotësuar) Ka filluar takimi në selinë e AAK-së ndërmjet liderëve të LDK-së, AAK-së, NISMA-së dhe të Vetëvendosje!-s, ku pritet të vendoset për arritjen e marrëveshjes ose jo me Vetëvendosje!-n.

Blloku dhe VV takohen për Marrëveshjen

Blloku Opozitar, i krijuar nga LDK, AAK dhe Nisma, bashkë me Vetëvendosjen, do të ulen sot në orën 10, për t’i dhënë përgjigje njëri-tjetrit nëse pajtohen ose jo për parimet e marrëveshjes së tyre politike lidhur me qeverisjen e vendit.

Takimi i paralajmëruar për të dielën është shtyrë për sot, siç ka shpjeguar VV, me kërkesën e Bllokut Opozitar, “për arsye private, familjare”.

Afati kohor për të dielën fillimisht kishte tingëlluar si “ultimatum” i Albin Kurtit, por ndryshimi i planit për takimin, gjatë ditës së djeshme, nuk solli asnjë reagim të ashpër nga Vetëvendosje.
Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti pritet të vendosin si do të ecin më tutje.

Kurti ka kërkuar që marrëveshja eventuale mes tyre të kryhet para seancës konstituive të Kuvendit, e caktuar të mbahet më 17 korrik, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për ta mbajtur referendumin me anëtarësinë e Vetëvendosjes – prej të cilit do të dalë fjala përfundimtare.

Pika më e ndjeshme është Dialogu i Brukselit.

Ndihmës-Sekretarja Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, pas vizitës së djeshme në Prishtinë, ka pohuar të ketë marrë garanci nga liderët politikë kosovarë se Dialogu me Serbinë do të vazhdojë.

Nuland ka kërkuar që Dialogu të fillojë menjëherë pas formimit të Qeverisë së Kosovës.
Blloku Opozitar, siç pohohet, është optimist që marrëveshja me VV mund të arrihet.
Nëse është kështu dhe nëse Vetëvendosje pranon të nënshkruajë marrëveshjen, atëherë duket se Albin Kurtit i duhet të heqë dorë nga disa “kushte të forta” që fillimisht i kishte parashtruar./Politiko.net/

Më Shumë

Turistët dalin jashtë hotelit në Prizren pas tërmetit

Pas tërmetit me magnitudë 4.8 që goditi rajonin juglindor të Kosovës më 10 shkurt 2026, turistët që ndodheshin në Prizren kanë dalë jashtë nga...

Gjesti kritikon estradën: Ma keni prishë veshin me tallava moderne

Artisti i njohur, Gjesti, ka shfaqur së fundmi kritika të forta ndaj kolegëve të tij në estradë, duke ndezur debate mes ndjekësve për gjendjen...

Lajmet e Fundit