13.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Çka po lyp Vetëvendosje?

blloku opozitarBlloku Opozitar, LDK-AAK-Nisma, nuk ka mundur të vendosë sot, gjatë takimit të tyre të paradites me Vetëvendosjen, për mekanizmat e zbatimit të marrëveshjes eventuale për qeverisjen e vendit.

I nominuari i Bllokut për Kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë pas takimit se palët ishin afër marrëveshjes, por elemente të reja janë shfaqur në tavolinë.

Sipas tij, bëhet fjalë për mekanizmat zbatues të marrëveshjes, për disa nga temat e përcaktuara në dokumentin bazë të parimeve.

“Ju e keni parë dokumentin që ka dalë nga Grupi Punues. Ne kemi pasur një material i cili na ka mundësuar që të dakordohemi sot. Mirëpo, tek mekanizmat zbatues për temat e këtij materiali ka ndodhur shpërputhja”.

“Ne kemi qenë shumë afër marrëveshjes së parimeve. Por, kanë dalë disa elemente të reja të mekanizmave zbatues, për të cilat nuk kemi qenë të gatshëm të vendosim”.

“Janë elemente në zbatim, të cilat nuk janë menduar që të janë pjesë e marrëveshjes bazë”, ka deklaruar Haradinaj.

Për çfarë mekanizmi zbatues bëhet fjalë?

Vetëvendosje ka paraqitur si kusht të saj për Bllokun Opozitar “mekanizmin e konsensusit për marrjen e vendimeve” kur bëhet fjalë për Dialogun me Serbinë.

Në dokumentin e publikuar të Vetëvendosjes, ku ajo ka renditur kushtet e saj, ndër të tjera shkruan: “Vendimet për çështjen e Dialogut merren përmes mekanizmit të konsensusit të katër subjekteve politike nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.”

Me këtë kusht, Vetëvendosja dëshiron që asnjë vendim të mos merret pa votat e të gjitha palëve të përfshira në Qeveri. Kjo i bie që ajo të ketë VETO dhe pa votën e saj të mos kalojë asgjë lidhur me Dialogun,transmeton Politiko.net

Me këtë kusht, që siç duket nuk ka mundur ta pranojë sot Blloku Opozitar, faktikisht zbehet fuqia e Ramush Haradinajt si Kryeministër. Ai nuk do të mund të vendoste vetëm asgjë pa votën e Albin Kurtit.

Kështu, kush i bie të jetë Kryeministër? Ramush Haradinaj apo Albin Kurti?

Më Shumë

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

P.C Prizreni dhe Drita përballen në finalen për ngjitje në Superligë

Finalja e madhe e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve do të vërë përballë Proton Cable Prizreni dhe Drita, dy skuadrat që dominuan fazën...

Lajmet e Fundit