2.8 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Nuk mbahet takimi i paralajmëruar për sonte mes liderëve

 

takimi-i-aak-ldk-nisma(E plotësuar) Megjithëse ishte paralajmëruar një takim i bllokut politik për sonte, ai nuk do të ndodhë.

Burime të Gazetës Express, tregojnë se janë përafruar qëndrimet, edhe pse sot nuk është arritur marrëveshja ndërkaq që paralajmërimi për takimin sonte nuk do të ndodhë.

Ndryshe sot u takuan grupet punuese për të harmonizuar qëndrimet për të arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë. Kështu, takimi mes anëtarëve të katër partive ka filluar në selinë e AAK’së.

Në takimin e sotëm të liderëve nuk është arritur pajtim për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion pasi Vetëvendosje kishte vendosur edhe disa kushte.

Përafrohen qëndrimet – sonte takohen prapë liderët për të arritur marrëveshjen

Zhvillime interesante po ndodhin në grupet punuese të partive të opozitës. Burime të Gazetës Express thonë se janë përafruar qëndrimet, pasi që ato u tendosen si pasojë e kundërshtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjërat kanë lëvizur për të mirë. Pasi këtyre zhvillimeve, sonte pritet të takohen sërish liderët e partive”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Ka gjasë që sonte të arrihet marrëveshja mes LDK’së, Vetëvendosjes, AAK’së dhe Nismës.

Ndryshe sot u takuan grupet punuese për të harmonizuar qëndrimet për të arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë. Kështu, takimi mes anëtarëve të katër partive ka filluar në selinë e AAK’së.

Në takimin e sotëm të liderëve nuk është arritur pajtim për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion pasi Vetëvendosje kishte vendosur edhe disa kushte.

Në grupet punuese janë:

Kujtim Shala – LDK

Avdullah Hoti – LDK

Visar Ymeri – VV

Dardan Molliqaj – VV

Ardian Gjini – AAK

Laura Kryeziu – AAK

Bilall Sherifi – NISMA

Endrit Shala – NISMA

Më Shumë

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Babai në Prizren raporton se i është zhdukur djali

Një person në Prizren ka raportuar se i është zhdukur djali i tij. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima është zhdukur nga 23 dhjetori. “Rr....

Lajmet e Fundit