VV vendos me referendum të brendshëm fatin e marrëveshjes me Bllokun

takimi-i-aak-ldk-nismaAlbin Kurti do të takohet sot në mbrëmje edhe njëherë me liderët e Bllokut për të diskutuar përafrimet e grupeve punuese gjatë këtyre ditëve.

Edhe pse sot më herët kishte një takim, aty nuk u arrit ndonjë marrëveshje, ndërsa tani pas disa orëve do të provohet edhe njëherë një gjë e tillë.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, burimet të gazetës “Zëri” mësojnë se Vetëvendosje do të bëjë një referendum brenda partisë, për të hedhur në votim se a duhet të kalojnë përafrimet e Vetëvendosjes me ato të bllokut apo jo.

Në rast se pas referendumit Vetëvendosje voton pro përafrimeve, atëherë do të kemi një marrëveshje mes kësaj partie dhe bllokut dhe rrjedhimisht edhe qeverinë e re.

Më Shumë

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit