11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Afati që nuk iu respektua

AlbinKurti1205Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, më 11 korrik, ka deklaruar se e diela është koha e fundit kur Blloku Opozitar dhe VV duhet të vendosin nëse do të ketë marrëveshje mes tyre, pas një muaji bisedimesh, për mundësinë e qeverisjes së përbashkët të vendit.

Në këtë pikë, është shprehur i prerë.
Duke folur për hyrjen në koalicionin qeverisës me LDK-AAK-Nisma, pasi është regjistruar si Deputet i Kuvendit, të premten, ai ka thënë se më nuk mund të vazhdojnë vetëm të takohen dhe të dakordohen e përafrojnë qëndrimet, por duan që gjithë kjo të përmbyllet deri të dielën me një marrëveshje, në mënyrë që ata të marrin vendim nga anëtarësia e VV’së nëse do t’i bashkohen koalicionit ose jo.

“Ç’është e vërteta, unë asnjëherë s’e kam përmendur fjalën ultimatum. Mirëpo, është e vërtetë se kam thënë shumë qartë se deri të dielën ne presim që subjektet e koalicionit LDK-AAK-Nisma të na përgjigjen lidhur me dokumentin që e kemi dërguar tek ata, me datën 8 korrik, lidhur me dy kriteret themelore të Vetëvendosjes, për Dialogun dhe Privatizimin”.
“Pra, konsiderojmë se nuk mund të vazhdojmë më kësisoj me takime e dakordime verbale, pa marrëveshje të shkruar”.

Takimi me Vetëvendosjen nuk është mbajtur fare të dielën, me arsyetimin e Bllokut Opozitar “për shkaqe private, familjare.”

Ai është mbajtur të hënën në orën 10:00, por nuk solli marrëveshjen. Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti pohuan se kishin shpërputhje, thanë se Grupi Punues do të vazhdojë me harmonizimin e qëndrimeve, ndërsa lanë të hapur mundësinë edhe për një takim në orët e mbrëmjes,transmeton politiko.net

Në mbrëmje, sërish nuk ndodhi takimi. Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, pasdite u nis për Tiranë, ku takoi Liderin e PD’së, Lulzim Basha.

Blloku Opozitar nuk dha asnjë sqarim për këtë shtyrje, ndërsa as Vetëvendosje nuk reagoi.
Sot është e martë dhe Albin Kurti nuk do të ketë më kohë për të pritur, nëse ende mendon ta mbajë referendumin me anëtarësinë e Vetëvendosjes, ku do të thuhet fjala finale për të vendosur për çfarëdo koalicioni.

Kurti ka pohuar se ky referendum është i domosdoshëm, njësoj siç ka pohuar se pa marrëveshje Vetëvendosje nuk e voton Isa Mustafën për Kryeparlamentar, të enjten, në seancën konstituive të Kuvendit.

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Lajmet e Fundit