Lavdërohet Kujtimi

Kujtim GashiKryesuesi i Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi, e ka vlerësuar të suksesshme punën gjashtë mujore të legjislativit. Ai tha se brenda gjashtë muajve janë mbajtur nëntë seanca të Asamblesë.

“ Vlerësoj se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Asambleja Komunale në Prizren ka kryer punë të suksesshme. Brenda kësaj kohe janë mbajtur 9 seanca të Asamblesë, numër ky mjaft i mirë”, tha Gashi.

Sipas tij, në pjesën e parë të këtij viti, Asambleja Komunale në Prizren, ka marrë vendime të rëndësishme për qytetarët dhe qytetin.

“ Në këto seanca janë marrë shumë vendime të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët e Prizrenit”, tha Gashi.

Ai premton se edhe në pjesën e dytë të këtij viti, Asambleja Komunale në Prizren, do të punojë dhe marrë vendime për të mirën e qytetarëve.

“Shpresoj që edhe në pjesën e dytë të këtij viti,Asambleja Komunale në Prizren, do të punojë me këtë ritëm të mirë”, tha Gashi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit