Hapet Muja ?!

Ramadan Muja 2Mybera Mustafa(LDK) dhe Artan Abrashi (VV) kanë kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren,Kujtim Gashi, që të futet në rend të ditës kërkesa e Forumit Transparenca, për hapjen e mbledhjeve për gazetarë të kryetarit Ramadan Muja me drejtorët e Ekzekutivit. Mustafa e Abrashi thanë se në mbledhjen e kryetarit Muja me drejtorët e Ekzekutivit, vendoset për parat e taksapaguesve të qytetarëve.
“Prandaj vendimet se si shpenzohen ato para duhet të jenë transparente”, thanë Mustafa e Abrashi.

Forumi Transparenca të hënën ka shprehur shqetsimin se me gjithë angazhimin e medias dhe shoqërisë civile në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja vazhdon të mbajë të mbyllur procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të parasë publike.

Duke e konsideruar transparencën si parakushtin themelor të qeverisjes demokratike dhe pasi që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje, ne anëtarët e Forumit Transparenca kanë ri përsëritur të hënën kërkesën për hapjen e takimeve të Kryetarit me drejtorët.

Kërkesën e kuvendarëve Mybera Mustafa dhe Artan Abrashi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi nuk e ka futur në rend të ditës.
“Nuk ka nevojë pasi kryetari do t’i hap për media dhe shoqërinë civile takimet me drejtorët”, tha Gashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit