16.6 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Ngjarja e Kuvendit

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit do të mblidhen sot për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe të paqartë për shkak të interpretimeve të ndryshme që kanë dy kampet politike – PDK dhe Koalicioni Opozitar – për grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën e propozimit të Kryeparlamentarit.

Ngjarja nis në orën 10:00.

Nëse nuk do të ketë përplasje për shkak të ulëseve, se kush duhet të ulet në ballin qendror si grupi më i madh parlamentar – PDK që është fituese e zgjedhjeve apo LDK-AAK-Nisma që kanë formuar grupin e përbashkët parlamentar pas zgjedhjeve – atëherë “krisja” mund të ndodhë në Pikën e Tretë të Rendit të Ditës, e cila është futur në kundërshtim me Rregulloren e Punës.

Pika e Tretë, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, e cila ka përcaktuar rendin e ditës pa praninë e përfaqësuesve të PDK’së, parasheh “Njoftimin për formimin e grupeve parlamentare”.

Por, kjo pikë nuk parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe këtu pritet të vijë reagimi i PDK’së,shkruan politiko.net

Ashtu siç shkruan në Rregulloren e Punës dhe ashtu siç është vepruar në seancat e mëparshme të konstituimit të Kuvendit, Rendi i Ditës ka vetëm 3 pika:

– Komisionin për verifikimin e mandateve / kuorumit

– Betimin e Deputetëve

– Zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit

PDK nuk ka dalë ende zyrtarisht me emrin e Kandidatit të tyre për Kryeparlamentar, ndërsa Koalicioni Opozitar LDK-AAK-Nisma kanë Isa Mustafën si Kandidat të tyre për këtë post.

Mundësinë e konflikteve fizike, për shkak të ulëseve, e kanë mohuar liderët e të dyja blloqeve politike, të bindur se deputetët do të tregojnë maturi.

Megjithatë, deputetët nisen drejt seancës, pa idenë se si mund të shkojë ajo.

Nëse seanca bllokohet, ose nëse cilido bllok arrin ta zgjedhë Kryeparlamentarin – në mënyrën e tij – atëherë e vetmja zgjidhje që parashihet është që gjithçka të përfundojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Më Shumë

Vidhen tabelat sinjalizuese në tri zona kufitare me Shqipërinë

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë. Persona të panjohur kanë vjedhur tabelat...

Policia ndalon veturën në Suharekë, gjen marihuanë dhe mjete përcjellëse

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë hasur në posedim të...

Lajmet e Fundit