9.5 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Isa Mustafa: Do të jem në shërbim të të gjithëve

IsaMustafa-LDKIsa Mustafa në fjalën e parë të tij si Kryetar i Parlamentit, ka siguruar të gjithë se do të jetë kryetar i të gjitha grupeve parlamentare.
“Ju falënderoj për besimin tuaj, pavarësisht se si keni votuar sot. Ju siguroj se si Kryetar i Kuvendit do të punoj në interes të të gjitha grupeve parlamentare, atyre që janë dhe atyre që nuk janë aktualisht në sallë. Do të angazhohem për integrimin e komuniteteve pakicë, të cilët edhe votuan sot për mua dhe nënkryetarët”, ka thënë ai.

Fjalimi i Mustafës:

“Ju falënderoj shumë për besimin që ma dhatë për votën tuaj, unë e vlerësoj çdo votë”.

“Ju siguroj se si kryetar do të punoj në interes të gjithë deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare sepse konsideroj se kjo është në interes të vendit”.

“Do të punojmë shumë në integrimin e komuniteteve, dhe shpresoj që në seancën tjetër do të votojmë edhe për nënkryetarët e tjerë”.

“Ne dot vazhdojmë që në Kuvend të merremi me tema që janë me interes, me çështje që sigurojnë zhvillimin shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

“Ne do të angazhohemi për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë, për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve”.

“Kërkojë nga ju bashkëpunimin për çdo çështje që është në interes të vendit. Faleminderit, urime dhe suksese”.

Më Shumë

Homazhe në Landovicë për 28-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

Me rastin e 28-vjetorit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, të premten në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe në nderim të...

Lirohet zyrtari kryesor zgjedhor në Prizren që u arrestua për falsifikim të votave

Nysret Bytyçi, kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme. Shkalla e tretë dhe e fundit e...

Lajmet e Fundit