Thaçi: Do t`i drejtohemi Kushtetueses

Thaci14-17aKryeministri Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, i ka cilësuar të pavlefshme vendime e djeshme në Kuvend, dhe ka theksuar se do t’i drejtohen Kushtetueses për të kërkuar, sipas tij, rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion.

“Dje pamë skena jo të dinjitetshme për demokracinë kosovare, të nxitura nga liderë politike që kurrë në jetën e vet nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje tash e 15 vite në Kosovën e lirë. Partitë politike humbëse të zgjedhjeve të 8 qershorit, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, si dhe në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të vendit, dhunuan institucionin më të lartë të vendit, duke e shëndrruar atë në arenë të imponimit arbitrar të tekeve”.

“PDK duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës së djeshme konstituive, shpreh qëndrimin e saj se këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme. Të barabarta me një zero të madhe”.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”.

“Ne jemi zotuar ta ruajmë qetësinë karshi këtyre zhvillimeve të pashembullta dhe amatore. Besoni në shtetin që e kemi ndërtuar së bashku dhe në funksionimin demokratik dhe legal të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit